Diskriminimi prek njerëzit LGBT+ në shumë vende, duke përfshirë edhe vendin e punës. Krahasuar me format e tjera të diskriminimit, diskriminimi homotransfobik në vendin e punës shpesh anashkalohet. Pjesërisht, kjo ndodh sepse vetë personat LGBT+ ngurojnë të raportojnë rastet e ngacmimit dhe diskriminimit në vendin e punës ndaj tyre, për shkak të mosbesimit ndaj institucioneve dhe frikës se identiteti i tyre gjinor ose orientimi seksual do të zbulohet.
E megjithatë, diskriminimi homotransfobik në vendin e punës ka efekte të tmerrshme, të prekshme në shëndetin mendor dhe stabilitetin socio-ekonomik të njerëzve queer. Për shumë, nënkupton një jetë të mbushur me shfrytëzim të fuqisë punëtore, kushte të pasigurta jetese ose papunësi.
Për të hedhur dritë mbi këtë çështje, ne ftuam Dafina Halilin, redaktore kontribuese në Kosovo 2.0, dhe një gazetare që ka hetuar gjatë jetën queer në Kosovë, duke përfshirë diskriminimin ndaj personave LGBT+ në vendin e punës.
Për ta kontekstualizuar më mirë këtë bisedë, ftuam edhe Donën, një grua transgjinore e cila detyrohet të bëjë një jetë të dyfishtë në punë për shkak të homotransfobisë së kolegëve të saj.
Dëgjoni podcast-in për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje, pse është e rëndësishme dhe çfarë mund të bëni për të.
• Moderator: Dardan Hoti
• Hulumtues: Roni Idrizaj
• Dizajni: Elvira Thaçi
• Inçizimi dhe montazha: Gent Gorani
Linku në Anchor.fm.
Ky podcast është publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Sekhmet Institute dhe Sbunker dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0.