Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet e Daut Haradinajt për humbjen e dronit

Më 17 tetor 2024, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë i ftuar si panelist në emisionin “Pressing” të televizionit T7.

Gjatë diskutimit në studio, ai konstatoi se një dron i FSK-së mund të ketë humbur si rezultat i pakujdesisë së institucioneve relevante.

“Amaterizimi i tyre që dalin bojnë foto me drona e ju humbin natën, është humoristik dhe vepër penale. Ju humbin nga pak…”, tha Haradinaj.

Haradinaj insistoi në përgjigjen e tij, duke shtuar se “duhet me thirrë këtë ministër (duke iu referuar ministrit të FSK-së, Ejup Maqedoncit) që po del me shifra rekorde, po na dëshmon neve çka ka ndodhë e qysh ka ndodhë… Kjo është 1 miliard % e vërtetë, ai zotëria e di më mirë… ju ka humbë droni”.

Pas kësaj deklarate të Haradinajt, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës reagoi një ditë më vonë përmes një komunikate të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, ku e mohoi pretendimin e ngritur nga Haradinaj për humbjen e dronëve.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se: “Teksa lajmet e pavërteta përhapen nëpër studio televizive pa kuptuar peshën e fjalës në sigurinë e vendit, informojmë qytetarët se të pavërteta janë dhe pretendimet se ka humbur ndonjëherë ndonjë dron. Përkundrazi, flota e dronëve vëzhgues dhe sulmues është shtuar pas blerjes së parë dhe po vazhdon të shtohet. Kurse për çështjen e furnizimeve ju sigurojmë që në vazhdimësi pranojmë furnizime me sisteme të armatimit dhe pajisje ushtarake”.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë shtuar se: “Ndjeshmëria e procesit të blerjeve dhe furnizimit, ligjërisht kufizon nivelin e informacionit që mund të ndajmë me publikun pa dhënë shumë detaje. Megjithatë janë evidente aktivitetet e shumta të FSK-së ku janë përdorur e përdoren pajisjet dhe sistemet më moderne të armatimit me të cilat FSK është furnizuar dhe po furnizohet vazhdimisht. Të tjera po vijnë, dhe të gjitha sipas standardeve të NATO-s.

Kontigjenti i parë i dronëve “Bayraktar” të tipit TB-2 ishte ekspozuar më 16 korrik 2023. Gjithsej, gjashtë dronë të këtillë i janë shtuar arsenalit të FSK-së.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.