Connect with us

Hi, what are you looking for?

Podcasts

Episodi 12: “Franca dhe roli i saj në politikën ndërkombëtare” – Mysafir: Qëndrim Gashi

Ka shumë autorë që zhvillimet gjeopolitike në vitet e fundit në Azi-Paqësor i përshkruajnë me ato të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë. Fuqia ekonomike e Kinës, e bashkë me të edhe ambiciet që ky shtet po shpërfaq në rajon, kanë bërë që shume shtetet përreth saj dhe rajoni i Oqeanit Paqësor në përgjithësi ta rimendojnë sigurinë e tyre nacionale. Në këtë kuptim, vetëm pak javë më parë, Australia ndërmori një  veprim thuajse befasues, duke e ndërprerë një marrëveshje që kishte me Francën për ndërtimin e një programi të nëndetëseve me energji bërthamore dhe njëkohësisht lidhjen e një bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë  e Bashkuar, që në përmbajtje duket edhe më i gjerë sesa çështjet e në nëndetëseve bërthamore.

Franca nuk hezitoi që këtë akt të Australisë ta cilësojë si një tradhti ndaj saj dhe menjëherë tërhoqi ambasadorët nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara. E, në  anën tjetër, reagimi i kryeministrit të Australisë ishte që ky ishte një veprim i duhur dhe se siguria nacionale e Australisë ishte në rend të  parë.

Sidoqoftë, nuk është vetëm rajoni i Azisë dhe Azi-Paqësorit në kërkim të aleancave të reja strategjike. Është pikërisht Franca dhe presidenti Macron që kohë më parë kishte kërkuar që Evropa, e më këtë nënkuptohet Bashkimi Evropian, duhet të ketë një qasje më autonome në kuptimin e sigurisë. Presidenti Macron, në një adresim në fillim të këtij viti, kishte deklaruar që tashmë jemi në një epokë të re dhe se Evropa duhet të mendojë strategjikisht për sigurinë e saj. Këto nuk janë deklaratat e vetme që Macron ka bërë në lidhje me një ridefinim të rolit të NATO-s në Evropë dhe krijimit të një politike më aktive të sigurisë nga ana e BE-së. Nuk ka dyshim që këto lëvizje të Francës kanë ardhur edhe nga një klimë e krijuar pas fitores së presidentit Trump në ShBA dhe qasjes së tij në lidhje me anëtarët e aleancës. Në shumë forume të NATO-s, presidenti Trump kishte kërkuar hapur që anëtarët e kësaj aleance të marrin përgjegjësi më shumë dhe të arrijnë kuotat e shpenzimeve ushtarake.

Një zhvillim tjetër i rëndësishëm që ka bërë që Franca të ketë një rol më aktiv brenda BE-së dhe kërkesës së saj për rimendim të sigurisë së kontinentit është edhe referendumi për largim të Britanisë së Madhe nga Unioni. Deri para daljes së Mbretërisë së Madhe nga Unioni, kishte një baraspeshim të vendimmarrjes politike në mes Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Pas kësaj, balanca e pushtetit ka ndryshuar në favor të Francës dhe ajo është në kërkim të një pozicioni më të favorshëm brenda BE-së, por edhe përtej saj.

Kësaj radhe, në episodin e ri të podcastit Rendi Botëror, për të diskutuar mbi rolin e Francës në politikën ndërkombëtare dhe efektet që ka ky shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kemi të ftuar ambasadorin Qëndrim Gashi. Për më shumë se katër vjet, Qëndrimi ka shërbyer në cilësinë e ambasadorit të Kosovës në Francë. Reflektimi mbi politikën e jashtme franceze, fuqia politike e Francës brenda BE-së, raportet me shtetet e treta, si dhe qasja e shtetit francez ndaj Ballkanit Perëndimor, janë disa nga çështjet që kemi trajtuar në këtë podcast të ri.

***

Image

 

Ky artikull mbështetet nga “Sbunker” përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura këtu janë të autorit dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.