Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Tue lypë qytetet e Kosovës

 

Me shkrimin e titulluar “Qyteti dhe katundi në historinë e Kosovës” që ka për qëllim dekriptimin e  antagonizmive mes “katundarëve” e “qytetarëve”, ndonse pjatohem me pjesën përbyllëse të saj, ku autori argumenton që të dy kategoritë kanë “origjinën e përbashkët agrare, ndërsa stigmatizimet janë tentim i elitave provinciale për distancim nga e kaluara feudale” – kundërshtoj konkludimin që Kosova Historikisht nuk ka pas qytete në formën që kanë egzistuar ato në Europë prej shekullit X-XIX.

Mendoj se këtë fakt duhet theksuar për shkak se gjithë trashigimninia dhe vlerat e jashtzakonshme që kanë krijuar qytetet tona kanë vlera të civilizimit botëror, janë padrejtësishtë të neglizhuara, por në të ardhmen gjithsesi mund dhe duhet të shërbejnë për rigjetjen e identitetit tonë shoqëror në botë.

Propozimi im është që në territorin e Kosovës ka pas qytete, me gjithë kuptimin e tyre, ndërsa elitat e tyre “burgherat” janë zhduk vetëm në 100 vite të fundit përgjatë okupimit të dhunshëm të Kosovës. Jo se të gjithë janë dëbuar e zëvendësuar me fshatarë apo kolonë, por thjesht luftërat ja kan hup vetëdijen e qyteteve të Kosovës e me të edhe qytetarinë e saj. Kështu sot përkundër se ka banorë që ndoshta me dhjetra gjenerata jetojnë në qytet, ata duhet të rigjejnë identitetin e humbur qytatarë, me përpjekje thuajse të njëjtë sikur edhe një i katundar i sapoadalur në qytet.

Urbanistit me ndikim të madh prej shekullit të kaluar Bogdan Bogdanivi?, thotë se qytetet nuk maten me dimenzionet e tyre, as me numër të banorëve, as me shtrirje, e as me naltësin e ndërtesave në të. Por  qytetet janë vendbanime që kan vetëdije për veten. Dijnë kush janë dhe sa munden; kështu ekonimikisht dhe politikisht sipas takatit pozicionohen në mjedisin e tyre dhe përball rivalëve potencilal duke tentuar të mbijetojnë. Kështu mund të thuhet se ka qytete që janë “më shumë qytete” dhe ato që janë “më pak”, ka venbanime që kanë qenë qytete por përgjatë kohës nuk janë më. Janë zhduk prej rivalëve apo nga keqmenagjimi përmbrenda.

 

Unë dij për së paku një qytet në territorin e Kosovës që në kontinuitet gati 2000 vjeçarë ka arritë me u ba alamet qytet e fatkeqësisht nuk është më, për arsyet që më nalt i përmenda. Ky është rasti i Prizrenit dhe të them të drejtën kësaj here po e përmendi vetëm për shkak të njohurisë time të kufizuar për historinë e qyteteve tjera të Kosovës.

 

Tue lyp qytetin e Prizrenin, para do muajësh rastësisht gjeta një doktoraturë të një autoreje të huaj, se në çka ka hasur perandoria Osmane kur ka pushtuar këtë qytet relativisht të vogël më pak se 10.000 banorë në atë kohë. Përkundër përmasave të vogla, qyteti kryesisht ka jetuar prej eksportit të arit (që nxirrej prej minierës pranë qytetit), eksportit të mëndafshit që prodhohej në qytet dhe eksportit të lëkurës së deleve (në malet e Sharrit janë kullosat më të mëdha të deleve në gadishull). E gjithë sasia e prodhuar u shitej tregëtarëve të Venedikut. Ky është periulla prej shekullit 15.

– Një shekuj më herët qyteti shtet i Raguzës ka pas konzullatë në qytetin relativisht të pamvarur Prizren.

– Në shekullin e XIII krahas Shkupit në Prizren është vendos rezidenca verore e Mbretit të Shqipëtarëve, Sërbëve dhe Grekëve. Dëshmi për qytetërimin e saj janë objektet që kanë mbijetuar kohës si  Kisha/Xhamia e Xhumasë, muralet e së cilës i ka pikturu njëri prej mjeshtërve më të mëdha të kohës bizantine – protomjeshtër Astrapit.

– Një kohë qyteti i Prizrenit ka farkuar paret e veta të arit që për kohën kan vlejtur diçka më pak të se perperi i Raguzës.

– Bulla e qytetit – tapia në letër që ipej prej papës, Prizrenit i përmendet në shekullin e 6 gjë që dëshmon se që e ka pasur pamvarësinë ekonomike dhe politike me të drejtat e plota të qytetit prej më herët se vitet e 500 të erës sonë.

– Sigurisht që mbas ardhjes së Otomanëve qyteti nuk ka pas zhvillim të njëjtë sikur qytetet e europës qendrore në kuptim të pavarësisë ekonomike por para 500 vitesh Prizreni ka hapur bibliotekëna e parë publike në Ballkan bashkë me prodhimtarinë manuale të librit.

– Dëshmi për alamet qytetërimin e saj gjatë periullës së sundimit Otoman është edhe xhamia e Sinan Pashës një kryevepër arkitektonike prej shekullit të 17.

– Në periullën e rilindje kombëtare të udhëhequr prej burgerave, qyteti ka pas rreth 1200 dyqane, rreth 30 mullinj (si 30 fabrika të ditëve të sotme), prodhimtarinë e armëve të lehta prej gëzhojës, fishekut e komplet tyfeku me kundak në lagjen e zhdukur të tyfekcinjëve pranë Shadërvanit. Më kan thënë të vjetrit, produktin e tyre më së largu që kanë eksportu ka qenë një vend nordik. Fatkeqësisht sot nuk mun e gjen mjeshtër në qytet që mund të prodhojë as edhe një petardë. Krejt sherri i 100 vjetëve të tranzicionit që na krijoi origjinën e përbashkët agrare.

E se çfarë përmasa ka pas humbja e vetdijes në Kosovë këtë mund të tregoj me shembullin e familjes time. Gjithmonë tue jetu në Prizren, gjyshi im ka qenë shtetas i 4 shteteve të ndryshme, baba im ka pas 6 nënshtetësi, ndërsa unë deri më tani kam pas 5 pasaporta të shteteve të ndryshme. E ku pastaj mos me hup vetëdijen!?

Tue u kthy Prizrenit dhe Kosovës, them se në trevat tona ka pas qytete në formën që kanë egzistuar ato në Europë prej shekullit X-XIX, bile për periudhë më të gjatë se shumica në pjesën tjetër të kontinentit, Ndonëse nuk ka pas pavarësinë e plotë ekonomike e politike sikur Dubrovniku apo Venediku ndër shekuj, kujtoj se jo shumë qytete kanë pas më tepër pamvarësi se Prizreni për periudhën që po flasim. Pajtohem me Besnikun plotësisht kur thotë që sot të gjithë kemi prejardhje agrare dhe stigmatizimet janë tentim i elitave provinciale për distancim nga e kaluara feudale, por ta dini se deri para nji shekulli të gjithë dostat tanë kanë qenë burghera.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.