Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Prishtinë: A jeni për truAktiv?

Ilustrimi: Big Eye

Çka është truAktiv?

Sbunker rikthehet me organizimin e vitit të katërt të programit truAktiv. Edhe këtë rradhë truAktiv-i po vazhdon të zbarkoj në komuna të ndryshme të Kosovës. TruAktiv është program i ligjëratave/diskutimeve tematike dhe punëtorive që synojnë të nxisin mendimin kritik të rinisë rreth temave politike dhe sociale.

Kush mund të aplikojë?

Të gjithë të rinjtë e moshave 17-22 vjet me vendbanim në rajonin e Prishtinës (përfshi komunat e Kastriotit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Artanës dhe Drenasit).

Ku dhe kur?

Programi truAktiv zbarkon në Prishtinë në datat 17-20 mars. Në ditën e parë (17 mars) në pasditë do të mbahet vetëm një organizim social, ndërsa në datat 18-20 mars ligjeratat / disuktimet mbahen prej orës 13:00 deri në ora 17:30.

Bashkëbiseduesit dhe temat:

Bashkëbiseduesit e programit janë njohës të fushës, studiues dhe njerëz aktiv në jetën shoqërore dhe politike në Kosovë. Diskutimet dhe punëtoritë do të udhëhiqen nga Adem Beha, Bardhi Bakija, Ardian Gola, Nora Ahmetaj, Natyra Agani, Aurela Kadriu, Visar Arifaj, Adelina Tërshani dhe shumë emra të tjerë.

Diskutimet do të ndahen në tre ditë tematike:

Dita 1: Kritikë në aktivizëm, ku do të flitet për ndikimin e aktivizmit në sferën publike, format e ndryshme të aktivizmit dhe rolin e satirës në aktivizëm.

Dita 2: Kritikë në shoqëri, ku do të diskutohet për sfidat konkrete të pabarazisë dhe mungesës së drejtësisë në shoqërinë tonë duke u fokusuar në temat e shëndetit mendor, përballjes me të kaluarën, gjinisë e seksualitetit.

Dita 3: Kritikë në politikë, ku do të flitet për shoqërinë politike, sekularizmin dhe identitetet sociale.

Çka përfitoni nga programi?

– Mundësi për të bërë punë praktike në sbunker ose në njërën nga organizatat bashkëpunuese.
– Mundësi për të marrë pjesë në nivele të tjera të programit truAktiv, përfshirë:
– “TruAktiv Summit 2020” që do të mbahet në fund të vitit në Prishtinë me pjesëmarrës të programit truAktiv nga e gjithë Kosova.
– Programin e thelluar tre-mujor “Politika dhe Shoqëria”.
– Modulin “Produksioni Multimedial” i “Aktivizmi në Komunitet”.
– Mundësi për të përfituar mbështetje financiare dhe mentorim për nisma të vogla në komunitetet tuaja.
– Mundësi për t’u shoqëruar dhe për t’u bërë pjesë e komunitetit të gjerë të qindra pjesëmarrësve truAktiv.

Aplikoni duke u përgjigjur në pyetjet e parashtruara këtu, më së largu deri më 14 mars në ora 00:00. Vetëm 30  pjesëmarrësit e pranuar do të njoftohen deri më 16 mars.

Inkurajohen të aplikojnë të rinjtë nga zonat rurale, vajzat dhe gratë e reja, personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve etnike pakicë.

Në fund të thirrjes mund t’i gjeni biografitë e ligjëruesve.

—-

Shkolla e Mendimit Kritik është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

—–

Kush janë folësit në truAktiv:

Visar Arifaj
Biografia? Nuk ka nevojë për fjalë. Flasin veprat.

Aurela Kadriu është diplomuar në Sociologji nga Universiteti i Prishtinës. Ajo është hulumtuese e cila vazhdimisht është përfshirë në kauza shoqërore që lidhen me çështjet gjinore dhe të drejtat e njeriut. Ka qenë e angazhuar si hulumtuese në Iniciativën Kosovare për Histori Gojore [Oral History Kosovo] një arkivë dixhitale e cila mbledh rrëfime jetësore të njerëzve të ndryshëm në lidhje me etapa të ndryshme të historisë. Përgjatë viteve të fundit, ka punuar si hulumtuese dhe pjesë e ekipit të produksionit të katër ekspozitave të cilat trajtonin tema të historisë bashkëkohore të Kosovës dhe gjinisë: Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991 (Prill, 2018); Data:Mars (Gusht, 2018); Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangshme:ëModernitetet 1945-1989 (Nëntor, 2018); Ballafaqimi me të harruarën (Shkurt, 2020). Ka punuar si asistente e regjisë në dokumentarin “Daullet e Rezistencës (2016), i cili flet për sistemin paralel të edukimit në Kosovë përgjatë viteve të ’90-ta. Aktualisht është e angazhuar si hulumtuese në dokumentarin “Çka e vrau arkitektin?” i cili flet për zhvillimin socio-urban të Prishtinës pas vitit 1999 (2019, vazhdon) si dhe në një dokumentar i cili flet për fenomenin e migrimit të personave LGBTIQ+ nga Kosova në vendet e Evropës Perëndimore (2019, vazhdon). Është e angazhuar me orar të plotë si koordinatore e projektit Kultura për Ndryshim, i cili menaxhohet e financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institut.

Adelina Tërshani është aktiviste e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ajo ka përfunduar Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe tani punon në Rrjetin e Grave të Kosovës, në fushën e diskriminimit në baza gjinore në tregun e punës. Adelina, është bashkautore e dy raporteve mbi diskriminimin në baza gjinore në Kosovë dhe Ballkanin Perendimor. Ajo veç kësaj, përmes shkrimeve dhe performancave artistike, adreson problemet me të cilat përballen gratë dhe vajzat në Kosovë, sidomos ato që jetojnë në zona rurale. Duke qenë pjesë e iniciativës “Republika KSKS”, ajo ka avokuar për futjen e edukatës seksuale si lëndë mësimore në planprogramin shkollorë në Kosovë. Veç kësaj, Adelina përmes ‘slam poezisë’, ironizon me shkaqet dhe pasojat e mos-futjes së kësaj lënde në shkolla, si dhe raportit të grave dhe vajzave me këtë fushë.

Nora Ahmetaj themeloi Qendrën për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (CRDP) në vitin 2010, dhe deri në vitin 2016 shërbeu si drejtore e saj. Gjatë luftës në Kosovë, ajo zhvilloi hetimet për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit për Qendrën për të Drejtën Humanitare. Ahmetaj ka specializuar gjatë gjithë karrierës së saj në të drejtat e njeriut, transformimin e paqes dhe konfliktit dhe drejtësinë tranzicionale. Para se të punonte në CRDP, Ahmetaj ishte këshilltare e Komisionit Evropian dhe punoi për një sërë organizatash ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Nga viti 2010 deri në 2012, ajo ishte anëtare e Këshillit Koordinues Rajonal të Koalicioneve për themelimin e Komisionit Rajonal të së Vërtetës (KOMRA). Ajo u trajnua për të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Qendrën Carr për Politikat e të Drejtave të Njeriut në Shkollën e Qeverisjes John F. Kennedy të Harvardit, në të cilën ajo mori pjesë në vitet 1999-2000.

Mirishahe Syla është aktiviste feministe dhe studijuese e qështjeve gjinore. Përqëndrimi i saj është në problematizimin e konceptit të gjinisë dhe ekzaminimin e ndikimit që ka në formësimin e normave sociale dhe krijimin e diskurseve në kontekstin lokal në Kosovë. Me interes të veçantë, ajo trajton problemin e Dhunës me Bazë Gjinore duke adresuar faktorët themelorë, përfshirë normat gjinore dhe pranueshmërinë e dhunës. Ajo ka përfunduar studimet master në Studime mbi Gratë dhe Gjinitë. Aktualisht punon si Këshilltare për Qështje Gjinore dhe Menaxhere e Programit për Hulumtime në organizatën SIT, poashtu është anëtare e Grupit për Këshillim në projektin e Kombeve të Bashkuara për të Rinjtë dhe Krijimin e Paqes në rajonin e Ballkanit, si dhe punon me organizata të tjera lokale dhe ndërkombëtare në fuqizimin e rolit të gruas, fuqizimin e të rolit të të rinjve në shoqëri, dhe përmirësimin e shërbimeve për të mbijetuarat e dhunës në familje, ndër to Fondacioni Jahjaga, Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, Shtëpia e Sigurt në Gjakovë, Anibar, etj. Prapavija e hulumtimeve të saj përfshinë qështje të epistemologjisë gjinore, rolin e të rinjve në parandalimin e dhunës, integrimin e ndërthurjes në programe ndërkombëtare për parandalimin e dhunës, si dhe qështje të tjera sociale. Fushat me interes për të janë nderthurja (intersectionality) në mendimin dhe veprimin feminist, ekofeminizmi, feminizmi transnacional, si dhe feminizmi rural.

Natyra Agani-Destani është ligjëruese në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë. Ajo ka përfunduar studimet themelore të psikologjisë në UP, ndërkaq studimet e doktorratës në Universitetin e Clemsonit në SHBA. Intereset e saja hulumtuese përfshijnë fenomenin e dhunës në kontekstin e shkollës, ngacmimin në mes të bashkëmoshatarëve, migrimi, intervenimet në komunitet, dhe problemet e shëndetit mendor në mesin e adoleshentëve. Ajo është e martuar dhe nëna e Diellit.

Adem Beha është ligjërues në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.  Ai përfundoi studimet në Shkencë Politike dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës dhe ka diplomuar në master në programin Shoqëria Civile dhe Zhvillim Lokal nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Grazit dhe Universiteti Kombëtar i Irlandës në Galway.  Momentalisht, Beha është në përfundim të studimeve të  doktoratës në shkencën politike në  SEEU.  Interesimet e tij kërkimore përfshijnë: transformimi i konflikteve, siguria njerëzore, shtet-ndërtimi dhe ndërtimi i paqes, të drejtat e pakicave dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Ardian Gola ka doktoruar në Sociologji. Ai është profesor në Universitetin e Prishtinës dhe ligjëron temat që lidhen me arsimin, shkencën dhe teknologjinë, epistemologjinë, fenë dhe sekularizmin si dhe postmodernizmin. Ka qenë studiues vizitor në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign gjatë periudhës janar – maj 2010. Ka marrë pjesë në konferenca dhe seminare ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me temat e tij kërkimore. Është, gjithashtu, autor i artikujve shkencorë të botuar në revista vendore dhe ndërkombëtare. Që nga viti 2008 ai u zgjodh në poste të ndryshme administrative, menaxheriale dhe këshilluese, siç janë: Sekretari i Departamentit dhe më pas Koordinator për Zhvillimin Akademik në Fakultetin Filozofik. Gjatë vitit 2014 ai ishte këshilltar i Rektorit të Universitetit të Prishtinës. Ai është i angazhuar në sferën publike si kritik social. Angazhimi i tij profesional dhe kritik shtrihet edhe në shoqërinë civile, përkatësisht sektorin e OJQ-ve, gjithashtu. Ai është pjesë e disa bordeve ekzekutive të respektuara të OJQ-ve në Kosovë.

Bardhi Bakija ka studiuar në Bard College Berlin dhe në John Cabot University në Romë. Në dy vitet e fundit ka qenë menaxher projektesh në Jahjaga Foundation. Përkthimet e Bardhit botohen rregullisht në sbunker.net. Bardhi ka interes në studimin e mitologjisë e filozofisë së lashtë greke e romake, historisë së artit të Renesancës dhe Barokut, si dhe letërsisë moderniste të fillimshekullit 20.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.