Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Histori nga rajoni #7 “Korrupsioni në Ballkan: Nuk po i duket fundi”

Ballkani Perëndimor, me kalimin e kohës ka një tendencë për t’u bërë edhe më i korruptuar. Transparency International raportoi së fundmi se Ballkani Perëndimor në vitin 2020 ishte më i korruptuar në krahasim me vitin 2019.

Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova u raportuan të jenë në stagnim, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina në rënie, ndërsa vetëm Shqipëria u tha se po përmirësohej pak në këtë drejtim. Ky është një mesazh dhe mësim serioz për qeveritë në të gjithë rajonin se nuk mund t’i japin fund luftës kundër korrupsionit pa aktivitete të qarta që do të sillnin ndryshimet e nevojshme.

Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi janë të gjitha kandidate për në BE dhe kanë shprehur zhgënjimin me aplikimet e tyre të bllokuara. Por kundërshtarët e zgjerimit të BE-së tashmë po përdorin një studim që sugjeron se tregu i pasurive të paluajtshme në Ballkanin Perëndimor po përdoret për të pastruar të ardhurat nga trafiku i drogës dhe kontrabanda e emigrantëve, duke nxitur rritjen e çmimeve të pronave në rajon.

Këto rezultate tregojnë qartë se Ballkani Perëndimor përshtatet me tablonë e zymtë të gjendjes së korrupsionit në botë dhe se pavarësisht se ka qenë në procesin e integrimit në BE për vite me radhë, nuk ka pasur ndonjë përparim thelbësor në çrrënjosjen e korrupsionit. Nëse zinxhiri i korrupsionit nuk përfundon kurrë, kandidaturat për në BE të vendeve në fjalë mund të mbeten përgjithmonë – thjesht, vetëm kandidatura.

Kjo është tema e edicionit të shtatë të “Histori nga rajoni” sjellë për ju nga Res Publica dhe ICS, në bashkëpunim me partnerët tanë nga Kroacia (Lupiga), Kosova (Sbunker), Serbia (Autonomija), Bosnja dhe Hercegovina (Analiziraj.ba), Mali i Zi (PCNEN) dhe Shqipëria (Exit).

“Histori nga rajoni” është iniciativë e zbatuar nga Res Publica dhe Instituti i Studimeve të Komunikimit në kuadër të projektit “Bashko pikat: Politika të përmirësuara përmes përfshirjes qytetare”, i udhëhequr nga ICS me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.