Connect with us

Hi, what are you looking for?

Aktivitete

Ideologjitë, narrativat dhe mobilizimet anti-gjinore

Diskutimi i pestë publik në Prizren, organizuar nga Sbunker në bashkëpunim me organizatën Radio Romano Avazo  në kinemanë Lumbardhi, u fokusua në temën “Ideologjitë, narrativat dhe mobilizimet anti-gjinore”. Diskutimi solli një debat të thelluar mbi narrativat antigjinore që ekstremizmi i djathtë përpiqet të imponojë në shoqëri, duke promovuar narrativa kundër të drejtave të grave, komunitetit LGBTIQ+, pakicave etnike e kulturore, gjithnjë nën mbrojtjen e konceptit të familjes tradicionale.

Në këtë diskutim morën pjesë qytetarë nga komunitete të ndryshme, të cilët shfaqën angazhim të lartë duke ndarë përvojat e tyre personale dhe sfidat që përballen në jetën e përditshme. Diskutimi u kthye në një platformë interaktive dhe reflektuese, ku u trajtuan nevojat e komunitetit dhe mënyrat se si individët përballen me këto ideologji antigjinore. Pjesëmarrësit ndanë histori personale që ilustronin ndikimin e këtyre narrativave në identitetin dhe mirëqenien e tyre, si dhe në marrëdhëniet mes grupeve të ndryshme shoqërore.

 Diskutimi ishte i pasur me pyetje dhe diskutime, duke inkurajuar një shkëmbim mendimesh që theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe mobilizimit kolektiv për të luftuar kundër ideologjive diskriminuese.

Ky diskutim i udhëhequr nga Adelina Hasani, jo vetëm që rriti ndërgjegjësimin për këto çështje, por gjithashtu krijoi një hapësirë për dialog dhe reflektim të ndërsjellë në mes pjesëmarrësve/eve

Ky diskutim publik, mbështetet përmes programit Matra të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

 

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.