Nuhi Sadiku është aktivist i shoqërisë civile. Aktualisht punon si menaxher i projekteve në organizatën Admovere. Për dy vite ka qenë redaktor i bllogut filozofik-letrar “Virtual Sophists” dhe revistës “Sophia”. Shkrimet e tij janë të publikuara nëpër disa revista dhe gazeta virtuale e të shtypura. Gjithashtu, është autor i një përmbledhjeje poetike. Ka interes në hulumtimin dhe analizimin e çështjeve me tematikë sociale, të arsimit dhe drejtësisë tranzicionale.