Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Mendje kriminale dhe 28 qërshori

Ilustrimi nga Big Eye.

Në Fushë të Kosovës (Fusha e mllenjave), aty ku turmat serbiane u këshilluen nga frika e cila, rëndom shpie në dhunë (Domenique Moisii) ndodhi një krim i madh, 600-vjet pas!

Shkenca ende mundohet të hetojë se si funksionon mendja e dikujt që kryen krime, a është ajo mendje si pasojë e veprimit të turmës me fjalitë ikonike në vetëdijen e individit/liderit, si diçka që cilësohet si reminishencë e ndonjë ngjarje dramatike nga fëmijëria, abuzim, dhunë, apo është ndonjë patologji me patogjen të paidentifikumë!?

Psikologjia e masave vepron mbi individin si ngërç mental ose ndalim në çast së menduari, duke ia lënë vendin “trurit muskul”, siç thotë Gustav le Bon

Ajo që ndodhi me ngjitjën e kuazi komunistit Milošević në pushtet në Serbi, ishte thjeshtë përgatitje sistematike psikologjike e të gjithë serbëve për luftë kundër të gjithë joserbëve, duke injektu në mendjen e tyre mitin gjithserb të Serbisë qiellore (me burim tek Beteja e humbur në Fushën e Kosovës, më 1389) të viktimizimit që shprehej me fjalinë ikonë: “Shqiptarët si dhunues” (derisa statistikat zyrtare në ish Jugosllavi, flitnin për shifrat nën mesataren e ish Jugosllavisë në Kosovë sa u përket dhunimeve seksuale, 1974-1984) që u kanonizua në Fushë të Kosovës, më 1989. Sëkëndejmi 28-qërshori është Dita që evokon narrativën serbe ma shumë se gjashtë shekullore.

Milošević-in e vendosim pa asnjë dilemë në shkallën “F” (fashizmi) sipas rënditjes së Adornos, të tipareve të personalitetit dhe intensitet të manifestimit të këtyre tipareve.

Dhe në bazë të shfaqjeve dramatike, extraverte, autoritarizmin miloševićian e profilizon më së miri, nga nëntë tiparet, agresioni autoritar, si rezultat i përvojave të fëmijërisë.

Nacionalizmi dhe bartja joshëse e narrativës së tij nga brezi në brez, është ideologji, kurse populizmi metodë, që tek ‘Voždi’ Milošević ishte impulsiv, sikur më 28 qërshor, 1989 në Gazimestan, kur u tha serbëve “askush nuk guxon t’ju rrahë”!

“Kur nderkohe idetë i janë nënshtruar, përpunimit të ngadalshëm, fuqia e tyre është mjaft e konsiderueshme, sepse ARSYEJA nuk ka më pushtet mbi to.” (Psikologjia e popujve dhe e turmave; Gustav Le Bon.) Autori e kritiku i autoritarizmit, Zoran Kusovac me pak fjalë e përshkruan 28 qërshorin, 1989.

Aty ku turmat serbiane u këshilluan nga frika e cila, rëndom shpie në dhunë (Domenique Moisii) dhe u inspiruan nga fashizmi si doktrinë, hapi i radhës dihej: gjenocidi.

“600 vjet Vidovdan, Kosovë. Serbi. 1 000 000 pjesëmarrës…

Një pjesë e madhe do të thoshin se janë kundër çdo trajtimi të pabarabartë, e lëre më për gjenocid.  Por ata nuk thanë asgjë.  Ata brohoritën dhe duartrokitën Udhëheqësin.  Në vend se të mendonin, ata e mbështeten. Kështu fillon.”

Dhe lufta pastaj na peshpëritë: “Tanët po persekutohen!” Çdo gjë shndrrohet në statistika. Vetëm viktimat mbajnë mend më së gjati.

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.