Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Debunking

“Alo.rs” spekulon se presidentja Osmani ka kërkuar arrestimin e Bislimit

Më 19 shtator 2024, mediumi serb “Alo.rs” ka publikuar një artikull me titull: “KAOS I PËRGJITHSHËM NË PRISHTINË – Vjosa i kërkon Kurtit arrestimin e Besnik Bislimit për shkak të Urës së Ibrit?!”.

Në përmbajtje të artikullit flitet për takimin mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ndihmës-sekretarit të Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus, më 17 shtator 2024, të cilët, mes të tjerash, folën edhe për Urën e Ibrit në Mitrovicë.

“Me këtë, sipas disa mediave në Prishtinë, ai ka konfirmuar se ura kryesore në Mitrovicë nuk do të hapet, por ajo çështje është bërë pjesë e dialogut me Beogradin. Për këtë, shtojnë ata, ‘presidentja’ Vjosa Osmani kërkon nga Kurti arrestimin e Bislimit, për ‘shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës’”, ka shkruar ky medium.

Aty nuk ofrohen të dhëna që mbështesin pretendimin e ngritur se presidentja e Kosovës ka kërkuar arrestimin e Besnik Bislimit.

Por, ndërlidhjen e kanë bërë me një deklaratë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhënë më 18 shtator 2024 në një konferencë për media: “Në qoftë se dikush bën dialog për Urën e Ibrit me Serbinë, kjo është shkelje e sovranitetit, e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe në asnjë moment nuk është në interes të Kosovës që kjo temë të jetë pjesë e dialogut me Serbinë”, kishte deklaruar Osmani. Sipas saj, tema e Urës së Ibrit nuk duhet të diskutohet me Serbinë dhe kushdo që e bën “shkel sovranitetin e Kosovës”.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, Ura e Ibrit ka qenë simbol i ndarjes etnike mes shqiptarëve dhe serbëve. Derisa ura qendrore është e hapur për lëvizjen e këmbësorëve, ajo vazhdon të jetë e mbyllur për automjete, megjithëse punët për rivitalizimin e saj nga BE-ja kanë përfunduar prej vitesh. Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës për qarkullim të automjeteve nxiti reagime të shumta dhe shqetësime për mundësinë e rikthimit të tensioneve etnike. Megjithëse nuk janë kundër hapjes së Urës, për BE-në dhe SHBA-në kjo nuk duhet të bëhet në rrethanat aktuale.

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analizë

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.