Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Debunking

Nga ekranet televizive te arrestimi: rasti i Arianit Sllamnikut dhe normalizimi i teorive konspirative

Arrestimi i Arianit Sllamnikut, nën dyshimin se përshkruante “terapi” për fëmijë me autizëm, rikthen në vëmendje një problem më të thellë sesa vetë rasti penal- mënyrën se si teoricienë të konspiracionit janë legjitimuar për vite me radhë në hapësirën publike dhe mediatike në Kosovë, pavarësisht mungesës së fakteve dhe rrezikut që përmbajtja e tyre paraqet për shoqërinë.

Sllamniku nuk është figurë e panjohur për lexuesit e Sbunker-it. Në disa raste radhazi, platforma jonë ka demaskuar pretendimet e tij të pabazuara- nga skenarë alarmues për “sulme të inskenuara në veri të Kosovës”, deri te deklarata pa asnjë provë se “NATO po përgatitet ta pushtojë Serbinë”. Në një tjetër rast, ai paraqitej si person që “i di të gjitha sekretet globale”, duke ndërtuar një narrativë tipike konspirative, ku informacioni i paverifikueshëm shitet si e vërtetë ekskluzive.

Ajo që e bën këtë rast veçanërisht problematik është fakti se këto teori nuk janë shpërndarë vetëm në rrjete sociale apo kanale alternative, por Sllamnikut i është dhënë hapësirë edhe në disa media në Kosovë. Në këto paraqitje, ai është trajtuar shpesh si “analist” apo “komentues”, pa iu nënshtruar filtrit bazë të verifikimit të fakteve. Kjo ka kontribuar në normalizimin e narrativave konspirative dhe në krijimin e perceptimit se bëhet fjalë për mendime të barabasvlefshme me analizën e bazuar në prova.

Materialet e publikuara nga Sbunker tregojnë qartë se pretendimet e Sllamnikut nuk mbështeteshin në burime të besueshme, dokumente zyrtare apo dëshmi të verifikueshme. Përkundrazi, ato ndërtoheshin mbi spekulime, interpretime personale dhe shpesh mbi frikë kolektive, duke nxitur panik dhe keqinformim veçanërisht në kontekste të ndjeshme politike dhe të sigurisë.

Zhvillimi i fundit, ku ai dyshohet për përshkrimin e “terapive” për fëmijë me autizëm, e zhvendos rrezikun e teorive konspirative nga sfera e diskursit publik në atë të pasojave reale. Kur dezinformatat dhe pseudo-shkenca përhapen pa kontroll, ato nuk mbesin më thjesht opinion, por mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e individëve më të ndjeshëm në shoqëri.

Rasti i Sllamnikut tregon se kur teoricienëve të konspiracionit u jepet mikrofon pa verifikim, pasojat nuk janë vetëm keqinformuese por potencialisht të rrezikshme.

Teoritë konspirative zakonisht shfaqen lidhur me ngjarje ose situata të caktuara që manipulohen qëllimshëm nga konspiracionistët me synimin që atyre t’u jepet konotacion negativ, duke mos i mbështetur në asnjë argument shkencor ose burim të besueshëm.

 

Author

Lexoni Gjithashtu

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analizë

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.