Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Disinfo

Paralajmërimi i hershëm mbi ngjarjet e ndjeshme që pritet të ushqejnë narrativa dezinformuese

Publikimi i fundit nga Western Balkans Anti-Disinformation Hub paralajmëron rrezikun e narrativave dezinformuese që mund të shpërndahen në Kosovë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ankesën e Listës Serbe.

Në Kosovë, skena politike po hyn në një fazë të ndjeshme pas vendimit të Gjykatës lidhur me ankesën e Listës Serbe. Ky zhvillim ka potencial të madh për të nxitur narrativa të rreme dhe për të thelluar polarizimin politik e shoqëror në vend.

Fushatat e dezinformimit në këtë kontekst pritet të shfrytëzojnë tensionet ekzistuese midis institucioneve të Kosovës dhe komunitetit serb, duke e paraqitur vendimin gjyqësor si të motivuar politikisht apo si një veprim që cënon të drejtat e komuniteteve. Përmes amplifikimit në media qw kanw ndikim tek popullata lokale dhe rrjete sociale, ekziston rreziku që qytetarët të ekspozohen ndaj narrativave që minojnë besimin në institucionet e Kosovës dhe në procesin demokratik.

Këto narrativa rrezikojnë jo vetëm stabilitetin e brendshëm, por edhe raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, duke u përdorur për të ndërtuar perceptimin se vendi nuk është i gatshëm për dialog konstruktiv apo për të respektuar standardet euro-atlantike.

Shikoni DISINFO RADAR: WATCH AND WARN #10 – një publikim mujor i projektit Western Balkans Anti-Disinformation Hub, në formën e një paralajmërimi të hershëm mbi ngjarjet e ndjeshme që pritet të ushqejnë narrativa dezinformuese.

Prodhuar nga:

Fondacioni Metamorphosis, Вистиномер | Vërtetmatës, Meta.mk News Agency, Мета – новинска агенција, Portalb, Sbunker, Faktoje, Raskrinkavanje, Raskrinkavanje.me, International and Security Affairs Centre – ISAC

Lexo më shumë këtu: https://antidisinfo.net/disinfo-radar-watch-and-warn…/

Author

Lexoni Gjithashtu

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analizë

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.