Connect with us

Hi, what are you looking for?

Disinfo

Ura e Ibrit nuk ka qenë e mbyllur për këmbësorë

Ura e Ibrit ka qenë gjithmonë e hapur për kalimin e këmbësorëve dhe nuk është rihapur pas 25 vitesh, siç ka keqinformuar një portal nga Maqedonia e Veriut. Pas përfundimit të punimeve të BE-së për rivitalizimin e urës, ajo nuk është mbyllur asnjëherë për këmbësorë. Aktualisht, diskutimet janë duke u zhvilluar për hapjen e urës qendrore mbi Ibër edhe për qarkullimin e veturave, siç është paraparë me marrëveshjet e Brukselit, por, sipas komunitetit ndërkombëtar, në rrethanat aktuale nuk është e përshtatshme të hapet për automjete.

Më 4 shtator 2024, portali “Struga Ekspres” ka publikuar një video me pamje nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, ku shihen këmbësorë duke kaluar urën nga jugu në drejtim të veriut të Mitrovicës. Në përmbajtje të postimit ka shkruar: “Qytetarët qarkullojnë lirshëm në të dy anët e qytetit pas 25 vitesh ‘si mollë e ndaluar’”. Ky postim, i cili u shpërnda në “Facebook”, ka marrë 1400 reagime, 257 komente dhe është shpërndarë 59 herë.

Foto: Struga Ekspres

Marrë parasysh interesimin e madh të publikut për informacione rreth çështjes së urës, pas paralajmërimit të Qeverisë për hapjen e saj për qarkullimin e automjeteve, shumë portale “clickbait” tentojnë ta shfrytëzojnë situatën për shtrirje sa më të madhe tek audienca.

Më 18 korrik 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria e tij synon hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër. Ky vendim ka nxitur reagime të shumta nga vendet e QUINT-it, komuniteti serb në veri,  anëtarë të opozitës dhe shoqërisë civile.

I dërguari i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, më 6 shtator, është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku mes të tjerash diskutuan edhe për urën. Ai përsëriti se “ura duhet të hapet, por hapja e saj duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”.

Ura e Ibrit, që nga paslufta, ka qenë simbol ndarjeje midis shqiptarëve në anën jugore dhe serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës. Ka pasur periudha kur ka qenë e mbyllur edhe për qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve për shkak të barrikadave, porse, prej rivitalizimit të saj nga Bashkimi Europian, ajo nuk është mbyllur asnjëherë për këmbësorë.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

 

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.