Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Nevojat për shërbimet digjitale në Komunën e Podujevës

Ilustrimi: BigEye

Komuna e Podujevës ndonëse ka filluar të planifkoj shtimin e shërbimeve digjitale, ende mbetet në nivelin e përdorimit të sistemeve të instaluara dhe menaxhuara nga niveli qendror, e cila pëdoret kryesisht për perdorim të brendshëm. Sfidat e theksuara nuk duket të jenë problematike nga aspketi i resurseve humane, por më shumë teknike sic janë ndërlidhja me sistemet qendrore dhe financiare, kostoja e lartë e instalimit, mirëmbajtjës dhe menaxhimit.

Aktualisht, në Komunën e Podujevës, përveç instalimit të disa aparateve digjitale për lëshimin e ekstrakteve të lindjes dhe dokumente të gjendjes civile, për shërbimet tjera duhet të shkohet fizikisht në sportele të Komunës apo zyrave në bashkësitë lokale për tu pajisur me dokumentet përkatëse.

Kërkesat e shoqërisë civile dhe bizneseve për digjitalizim mbeten vetëm thirrje dëshirore. Komuna e Podujevës nuk ka prezentuar ndonjë ide apo projekt të qartë për të futur në përdorim ndonjë sistem që mundëson qasje në dokumentacionin e pronave, gjenerimin e vertetimeve dhe fletëpagesave për pagesat të ndryshme komunale, qasja dhe aplikimi elektronike për grante e subvencione të ndryshme si në Bujqësi dhe bursat në arsim.

Digjitalizimi do të lehtësone dukshëm procesin e qasjes së të dhënave. Një ndër aspektet kryesore të digjitalizimit konsiderohen shërbimet elektronike, të cilat lehtësojnë qasjen në ofrimin e informatave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve 24 orë në ditë. Qeverisja elektronike është ofrimi i shërbimeve të institucioneve qeveritare përmes teknologjisë së informatave dhe komunikimit (si WAN, internetit, rrjetit mobil) ndaj qytetarëve, bizneseve dhe kategorive të tjera.

Mësimet e nxjerra nga ballafaqimi me pandeminë tregojnë se përdorimi i teknologjisë informative dhe sistemeve digjitale, përveç se ofrojnë një mundësi, janë të domosdoshme. Konkretisht, digjitalizimi i shërbimeve ul koston e shpenzimeve, rrit transparencën, ngrit cilësinë e shërbimeve, mes tjerash.

Këto arsye konkrete janë të mjaftueshme për të prioritizuar këtë segment në nivelin lokal.

Matjet e organizatave kredibile tregojnë se në Kosovë kemi një mbulueshmëri të mirë, me qasje në internet, rreth 90% e qyetarëve kanë qasje në internet kjo është një përparsi që duhet shfrytëzuar.

Trendet bashkëkohore janë orientuar kah digjitalizimi i shërbimeve, që nënkupton zëvendësimin e proceseve manuale me ato digjitale për t’iu ofruar qytetarëve dhe bizneseve shërbime më të shpejta dhe cilësore. Teknologjia informative dhe komunikuese jo vetëm që kanë ndryshuar tregun, por gjithashtu ka ndryshuar kërkesat, nevojat edhe rëndësinë e investimit në digjitalizim, pasi është e ndikuar prej shumë faktorëve kyç të komunikimit me qytetarin por edhe të të bërit biznes.

Komunat janë njësi themelore të vetëqeverisjës lokale, të cilat sipas ligjit janë të obliguara të kujdesën për qytetarët brenda njësisë së tyre territoriale duke e ushtruar të gjithë pushtetin e tyre. Për të arritur këtë sukses, qeveritë lokale duhet të jenë të fuqishme dhe të afta për të marrë vendime dhe të kenë shërbime sa më afër interestit të qytetarëve. Kjo duke ju përshtatur llojin e shërbimeve digjitale sipas prioriteteve dhe nevojave lokale.

Lexoni Gjithashtu

Debunking Articles

Pretendimi i ngritur nga Vudi Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobari, ka nënvlerësuar qeverinë e Kosovës, duke e lidhur këtë me pretendimet se...

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.