Connect with us

Hi, what are you looking for?

Alban Bokshi

Alban Bokshi ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin Amerikan në Bullgari për Studime Evropiane dhe Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe MA nga Universiteti i Sussex-it, UK, në Studime Bashkëkohore Evropiane. Ka punuar një kohë relativisht të gjatë në sektorin e shoqërisë civile si hulumtues dhe menaxher projektesh në Organizatën Çohu!, Institutin Kosovar për Stabilitet, Klubin për Politikë të Jashtme, Transparency International, etj. Po ashtu ka përvojë me administratën publike si këshilltar për projekte të ndryshme në qeverinë e Kosovës, me DFID dhe CDF. Së fundmi punon si Këshilltar Politik i Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, dhe po vazhdon studimet e Masterit në Filozofi në Universitetin e Staffordshire, UK.

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.