Connect with us

Hi, what are you looking for?

Saša Ilić

Sasha Iliq [Saša Ilic] u lind në vitin 1972 në Jagodinë, diplomoi në Fakultetin e Filologjisë në Beograd. Gjer tani i ka botuar tre libra me rrëfime: Parandjenja e luftës qytetare [Predosezanje graxhanskog rata](2000), Dushanovc. Posta [Dušanovac. Pošta] (2015), Gjahu në iriqë [Lov na ježeve] (2015) dhe tre romane: Dritarja e Berlinit [Berlinsko okno] (2005), Rënja e Kolumbisë [Pad Kolumbije] (2010) edhe Qeni dhe kontrabasi [Pas i kontrabas] (2019) për të cilin e fitoi shpërblimin e revistës NIN. Është një ndër nismëtarët dhe redaktor i shtojcës Beton të revistës Danas, nga themelimi në vitin 2006 e gjer në tetor të vitit 2013. Në dhjetor të poatij viti e themelon së bashku me Alida Bremerin fletushkën Beton International, që periodikisht del në gjuhë gjermane si shtojcë në Tageszeitung dhe Frankfurter Rundschau. Është një ndër redaktorët e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë, POLIP, të Prishtinës. Proza e tij mund të gjindet e Proza e tij mund të gjindet e përkthyer shqip, frengjisht, maqedonisht, dhe gjermanisht.

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.