Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Aktivitete

Takimi i dytë avokues me përfaqësues të institucioneve

Sot zhvilluam takimin e dytë në serinë e takimeve avokuese në kuadër të projektit “Luftimi i Ekstremizmit në Kosovë”, i cili mbështetet përmes programit Matra të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Ky takim u mbajt në ambientet e Shërbimit Sprovues të Kosovës, ku patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me Adem Shala, udhëheqës i Divizionit për Ekzekutimin e Masave dhe Dënimeve Alternative, dhe Gentiana Pira, zyrtare e lartë për të mitu, në të njëjtin divizion.
Gjatë takimit, ndamë një kopje të raportit dhe toolkit-it të publikuar në Konferencën Rajonale, e cila u mbajt më 29 janar 2025 në Prishtinë. Raporti dhe toolkit-i përmbajnë analiza të thelluara, udhëzime praktike dhe rekomandime mbi strategjitë efektive për parandalimin dhe trajtimin e ekstremizmit.
Diskutimi u përqendrua në gjetjet e hulumtimit, rëndësinë e udhëzimeve dhe rekomandimeve të raportit, si dhe nevojën për një bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional. Përfaqësuesit e Shërbimit Sprovues ndanë përvojat dhe sfidat me të cilat përballen në përpjekjet e tyre për të parandaluar ekstremizmin në Kosovë. Ata e mirëpritën raportin dhe toolkit-in si mekanizma të vlefshëm, të cilët do të mund t’i përdorin si referencë, në punën e tyre në të ardhmen.
Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit me institucionet kyçe në këtë fushë, duke krijuar mundësi të reja për veprime të përbashkëta dhe qasje më të efektshme në trajtimin e sfidave të ekstremizmit në Kosovë.

Lexoni Gjithashtu

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analizë

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.