Pas njohjes nga Izraeli në shtator 2020, Kosova u përball me vështirësi për të siguruar njohje të reja për më shumë se katër vjet. Megjithatë, ky stagnim i gjatë u thye më 26 mars 2025, kur Kenia e njohu Kosovën. Tri javë më vonë, Sudani njoftoi se do ta njohë Kosovën. Më 26 tetor, Siria ndoqi shembullin e njëjtë, duke e çuar numrin e njohjeve në 112, pa përfshirë këtu tetë vendet që e kanë tërhequr njohjen si rezultat i fushatës së çnjohjeve nga Serbia.




























































