Ag Apolloni është shkrimtar dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 2010-2012, ka qenë kryeredaktor në revistën letrare “Jeta e Re”, ndërsa nga viti 2013 është kryeredaktor i revistës për studime kulturore “Symbol” (anëtare e rrjetit të revistave evropiane Eurozine), ku ka realizuar intervista me personalitete të njohura letrare e kulturore, si: Linda Hutcheon, Jonathan Culler, Gottfried Helnwein, D. M. Thomas, Javier Cercas, Mieke Bal, David Damrosch, Stanley Fish etj. Është autor i katër romaneve (Ulurima e Ujkut, Zazen, Një fije shprese, një fije shkrepëse dhe Kësulëkuqja, përrallë për të rritur), si dhe i disa librave me studime letrare, ese, drama dhe poezi. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë shpërblyer me disa çmime.
Filmi “Joker” i regjisorit Tod Phillips është vepër që nëpërmjet botës fiksionale interpreton botën tonë reale. Ky film, i kthyer në opium për publikun...