Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Aktivitete

Punëtoria në Gjilan “Paralajmërimi i Hershëm dhe Veprimi i Hershëm Kundër Ideologjive Ekstremiste”

Më 18 dhjetor, në Gjilan, u mbajt punëtoria e radhës me temë “Paralajmërimi i Hershëm dhe Veprimi i Hershëm Kundër Ideologjive Ekstremiste”, organizuar në kuadër të projektit “Luftimi i Ekstremizmit në Kosovë: Prirjet, Sfidat dhe Kundër-Masat”, i mbështetur nga programi Matra i Ambasadës së Holandës në Kosovë.

Punëtoria mblodhi një grup të larmishëm pjesëmarrësish nga komuna e Gjilanit, Kamenices, Vitisë dhe Ferizajit, duke përfshirë drejtorë të shkollave dhe të qendrave të punës sociale, nënkryetarë të komunave, përfaqësues fetarë, anëtarë të Policisë së Kosovës dhe ekspertë nga fusha të ndryshme sociale.

Hulumtuesja Adelina Hasani e udhëhoqi këtë punëtori, duke inkurajuar pjesëmarrësit të ndanin përvoja dhe të diskutonin në mënyrë bashkëpunuese për identifikimin e narrativave ekstremiste në komunitet, si ato fetare, etnonacionaliste dhe antigjinore. Diskutimet u fokusuan gjithashtu në krijimin e mekanizmave të mundshëm efektivë për të luftuar dhe parandaluar ekstremizmin në faza të hershme.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat e tyre nga puna në terren dhe u angazhuan në punë grupore, ku formuluan rekomandime konkrete për parandalimin e ekstremizmit. Angazhimi dhe interaktiviteti i lartë nga pjesëmarrësit e bëri këtë punëtori një hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit komunitar dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Lexoni Gjithashtu

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analizë

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.