Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Debunking

Publikohet një sondazh i rremë ku LDK-ja paraqitet me mbështetjen më të madhe

Përgatiti: Arjeta Krasniqi 

Një anketë që po qarkullon në rrjete sociale me mbishkrimin “Sondazhi i ditës – Prishtinë” nga faqja “LDK – Mbretëri e Bashkuar” , pretendon se Lidhja Demokratike prin me 40% të mbështetjes qytetare, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje me 30 %, Partia Demokratike me 26 % dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 4%. Mbështetur në analizë, përmbajtja dhe sondazhi janë të rreme. Grafikoni i shpërndarë në rrjetet sociale në qendër e ka një fotografi të Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmani me titull: “LDK del fituese”!

May be an image of text that says 'SONDAZHI I DITES PRISHTINE SOT, NGA SHESHI I PRISHTINES! Sondazh realizuar sot direkt nga sheshi Prishtinës nga dhjetëra qytetarë anketuar! LDK DEL FITUESE! ME LUMIR ABDIXHIKUN DHE VJOSA OSMANIN 40% 30% 26% 4% LDK LDK V vV PDK PDK AAK Sipas sondazhit realizuar sot nẽ zemër Prishtinës, LDK prin bindshëm me 40% perkrahjes nga qytetarët anketuar, duke pas VV me 30%, PDK me 26% dhe AAK me vetem 4%. Qytetarët kanë folur qartë: LDK është forca e parë dhe e ardhmja e vendit!'

Në përmbajtjen e publikuar mungojnë elementet bazike që e bëjnë një sondazh të besueshëm dhe profesional. Nuk dihet kush e ka realizuar anketën, sa persona janë intervistuar, çfarë metodologjie është përdorur, në cilën datë është realizuar saktësisht dhe nëse rezultatet janë publikuar nga ndonjë kompani apo platformë tjetër kredibile.

Në grafikën e publikuar thuhet se sondazhi është realizuar “nga sheshi i Prishtinës” dhe “nga dhjetëra qytetarë të anketuar”, pa dhënë asnjë informacion shtesë. Një sondazh serioz duhet të përmbajë të dhëna të detajuara metodologjike, të cilat përfshijnë:

  • numrin e respondentëve,
  • mënyrën e përzgjedhjes së mostrës,
  • periudhën e realizimit,
  • margjinën e përgjigjes,
  • institucionin që e ka realizuar,
  • si dhe mënyrën e financimit të sondazhit.

Pa këto elemente, një publikim i tillë nuk mund të konsiderohet sondazh i besueshëm, por vetëm një grafikon i pa verifikuar që përdoret për ndikim politik apo propagandë për një subjekt të caktuar gjatë periudhës parazgjedhore.

Elementi tjetër që nuk është qëndron është pretendimi për përqindje të larta, ndonëse nuk jepet asnjë bazë statistikore mbi të cilën janë nxjerrë këto rezultate. Vetë përshkrimi “dhjetëra qytetarë të anketuar” nënkupton një numër shumë të vogël pjesëmarrësish, i pamjaftueshëm për të përfaqësuar opinionin e qytetarëve të Prishtinës. Po ashtu këto rezultate nuk jepen edhe në ndonjë platformë apo faqe zyrtare. Postimi në fjalë ka marrë një numër të konsiderueshëm reagimesh prej 1 mijë e 400 pëlqime, 796 komente dhe 12 shpërndarje, duke ndikuar në përhapjen më të madhe të informacionit të paverifikuar tek publiku. Ndërkohë, të dhënat mbi faqen tregojnë se mungon transparenca lidhur me menaxhimin e saj, periudhën e krijimit dhe identitetin e personave që e administrojnë atë. Përmbajtja e publikuar në këtë faqe kryesisht përqendrohet në tema politike dhe përkrahje të LDK-së, sondazhe dhe postime me karakter sensacional.

Për krahasim, rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë tregojnë një pasqayrë tjetër politike nga ajo që pretendohet në këtë grafik. Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2025, Lëvizja Vetëvendosje kishte dalë e para me mbi 51.10 % të votave në nivel vendi, ndërsa LDK e treta me 13.24 % te votave.

Publikime të tilla pa burime zakonisht shfaqen në prag të proceseve zgjedhore, kryesisht në rrjete sociale, me qëllim të ndikimit në orientimin e votuesve në ditën e zgjedhjeve. Mungesa e transparencës dhe të dhënave verifikuese i bën këto “sondazhe” të pabesueshme dhe jo profesionale.

Në kohë zgjedhjesh, është e rëndësishme që lexuesit ta verifikojnë burimin e një sondazhi, metodologjinë dhe institucionin që qëndron pas tij, para se t’i konsiderojnë rezultatet si reale apo të besueshme.

 

Author

Lexoni Gjithashtu

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analizë

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.