Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Njoftime

10 vjet Sbunker

Ilustrimi nga Ngadhnjim Halilaj.

Sbunker-i u lansua më 2016 si hapësirë idesh dhe mendimi kritik, duke ofruar përmbajtje që i jep përparësi cilësisë e jo urgjencës së lajmit. Me kalimin e viteve, Sbunker-i u rrit në një platformë më të gjerë mediatike, duke zhvilluar produkte dhe formate të reja që iu përgjigjën nevojave të kohës. Përveç publikimit të teksteve analitike dhe eseve, Sbunker-i zhvilloi përmbajtje multimediale, organizoi trajnime, mbajti konferenca vendore e rajonale, si dhe ndërtoi bashkëpunime me autorë, studiues dhe organizata të ndryshme.

Sbunker-i filloi të menaxhojë projekte në fushën e dezinformimit. Sbunker-i trajton në mënyrë sistematike të gjitha format e dezinformimit përmes publikimit të artikujve demaskues, analizave të thella, si dhe përpilon raporte që trajtojnë rrjedhën e informatave të rrejshme nga akterë dashakeqës që e kanë cak Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përmbajtjet e publikuara ndër vite kanë sfiduar narrativa dominuese, kanë hapur tema të neglizhuara, si dhe kanë nxitur lexuesit të mos e pranojnë realitetin politik e shoqëror ashtu siç u shërbehet.

Për shumë lexues, studentë, aktivistë dhe gazetarë, Sbunker-i ka shërbyer si pikë reference për mendim kritik dhe si dëshmi se media mund të ketë rol emancipues në shoqëri. Në këtë dhjetëvjetor, falënderimi shkon për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e Sbunker-it, nisur nga themeluesit, stafi, bashkëpunëtorët, si dhe donatorët që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim 10-vjeçar. Ju faleminderit të gjithëve!

Lexoni Gjithashtu

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analizë

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.