Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Aktivitete

Punëtoritë: Rinia Kosovare e Bashkuar Kundër Radikalizmit

Më 21 dhe 22 tetor u mbajtën dy punëtori interaktive në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të projektit “Rinia Kosovare e Bashkuar Kundër Radikalizmit”. Këto punëtori, që u udhëhoqën nga Sabina Kaqinari përbashkuan të rinjtë e komuniteteve të ndryshme për të shqyrtuar disa çështje me rëndësi për ta.

Punëtoria e parë u përqendrua në tema si vlerat e brendshme, identiteti, modeli i ajsbergut kulturor, dinamikat e konflikteve dhe rolet gjinore. Qendrore në këtë punëtori ishte diskutimi mbi hapësirat e sigurta, ku pjesëmarrësit ndanë perceptimet e tyre personale mbi atë se ç’do të thotë një hapësirë e sigurtë për ta. Ky dialog interaktiv i dha mundësi secilit që të përfshihet lirshëm në diskutim, duke e bërë vetë punëtorinë një hapësirë të sigurt për shkëmbim mendimesh.

Punëtoria e dytë u përqendrua në diskutimet rreth ndërtimit të paqes, duke filluar me rëndësinë kyçe të shëndetit mendor dhe emocional në zgjidhjen e konflikteve. Duke vazhduar me analizën e rolit të negociatave të paqes, u theksua nevoja për përfshirjen e të gjitha palëve të përfshira, sidomos atyre që përballen me sfida specifike në situata konfliktuale. Diskutimi u thellua sidomos në ndikimin e roleve gjinore përjetimet dhe zgjidhjet e konflikteve, duke vënë theksin te nevoja për qasje gjithëpërfshirëse dhe empatike në adresimin e shkaktarëve të konflikteve dhe ndërtimin e një paqeje të qendrushme.

Të dy punëtoritë ishin të strukturuara në mënyrë interaktive, duke inkurajuar pjesëmarrësit që të angazhohen aktivisht në diskutime dhe ushtrime praktike. Ky angazhim i lartë nga pjesëmarrësit tregon interesimin e madh e të rinjve kosovarë për këto tema si dhe dëshirën e tyre për të sfiduar dhe eksploruar ide të reja. Ky angazhim është një tregues i fuqishëm për potencialin e tyre në ndërtimin e një ambienti më të mirë për dialog dhe bashkëpunim në komunitet.

Ky projekt përkrahet nga YIHR-KS financuar nga USAID Kosovo, dhe implementohet nga Sbunker në bashkëpunim me Alternativna.

Lexoni Gjithashtu

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analizë

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.