Agon Ahmeti është bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i organizatës ETEA, veprimtaria e së cilës shtrihet në arsimin parauniversitar të Kosovës. Në këtë kuadër ka bashkëthemeluar Qendrën për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekën Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit”, po ashtu ka kontribuar në themelimin e Rrjetit joformal të OShC-ve për Arsimin Parauniversitar në Kosovë. Ai ka studiuar shkencat juridike në Universitetin e Prishtinës, administrate publike dhe diplomaci në Kolegjin AAB dhe aktualisht vijon studimet për filozofi në Universitetin e Prishtinës.