Agon Maliqi është studiues, analist dhe aktivist i shoqërisë civile nga Prishtina, me banim në Tiranë. Prej disa vitesh ai punon si këshillëtar dhe studies i pavarur i çështjeve të sigurisë, paqes dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor për një mori institutesh, organizatash dhe mediash vendase dhe ndërkombëëtare. Si aktivist i shoqërisë civile të Kosovës për thuajse 20 vite, zt. Maliqi mes tjerash ka qenë bashkëthemelues dhe drejtues per disa vite i platformës sbunker. Në vitin 2019 ai qëndroi për gjysmë viti në Uashington D.C si përfitues i Reagan-Fascell Democracy Felloëship në Fondin Kombëtar të Demokracisë (NED) në SHBA. Sot ai është pjesë e Grupit Strategjik për Ballkanin Perëndimor të Fondacionit Heinrich Böll (HBS) me bazë në Berlin; pjesë e Task Forcës rajonale të Ballkanit Perëndimor të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) dhe anëtar i Koalicionit Ndërkombëtar për Ripërtëritje Demokratike (ICDR) të Forumit 2000 në Pragë. Zt. Maliqi ka mbaruar studimet master për politikat e zhvillimit ndërkombëtar në Duke University (SHBA) dhe ato bachelor për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Bullgari.
Përse popujt perëndimorë janë kaq të mllefosur me elitat e tyre politike dhe po votojnë për ekstremistë popullistë? Shkaqet e këtij fenomeni janë të...
Fundjavën e kaluar isha për vizitë në Blagoevgrad, qytetin në të cilin bashkë me shumë shqiptarë të tjerë gjatë viteve 2002-2006 studiova në Universitetin...
A punon shoqëria civile për interesa të huaja? Në një takim të djeshëm të komisionit parlamentar për integrime europiane, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti,...
Në hapësirën tonë mediatike, ku Kosova trajtohet si qendër e botës, vizita e sekretarit amerikan të shtetit Xhon Keri u analizua kryesisht në aspektin...