Ajo ka përvojë profesionale në hulumtimin dhe analizën e politikave me fokus në reformën e administratës publike dhe integrimin evropian të Bonjës dhe Hercegovinës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve qeveritare dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të grave. Si pjesë e punës së saj, ajo është e përkushtuar të avancojë dhe të ndikojë në debatin dhe diskutimin midis akademikëve, aktivistëve dhe politikëbërësve në Bosnje dhe Hercegovinë, me qëllim që të paraqesë një pikëpamje kritike të procesit të reformës, duke mbuluar politikën, ekonominë dhe vendimmarrjen si dhe çështjet sociale. Ajo e ka bërë këtë përmes ofrimit të analizave të ekspertëve, ndërgjegjësimit publik si dhe përmes edukimit dhe trajnimit, individualisht dhe në kuadër të aktiviteteve të projektit. Ajo ka punuar me përfaqësues të të gjitha niveleve të qeverisjes në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe me politikanë nga parti të ndryshme politike.
Për dekada të tëra, Bosnjë-Hercegovina (BeH) dhe Kosova kanë aplikuar regjim vizash ndaj njëra-tjetrës, duke u bërë kështu dy vendet e vetme në Ballkanin...