Bekim Çollaku është sekretar për integrime euroatlantike në Partinë Demokratike të Kosovës. Ai ka qenë shef i stafit i Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi gjatë periudhës 2016-2020 dhe ministër për integrim europian gjatë vitit 2014-2016. Z. Çollaku ka shërbyer gjithashtu si shef i stafit të kryeministrit Hashim Thaçi gjatë periudhës 2008-2014 dhe si këshilltar i kryeministrit të Kosovës z. Bajram Rexhepi 2003-2004. Bekim Çollaku ka gjithashtu një përvojë të punës me shoqërinë civile dhe ka punuar si hulumtues në Institutin Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) gjatë periudhës 2005-2007. Gjatë periudhës 2004-2010, ai ka qenë i angazhuar si asistent në universitetin e Prishtinës, fakulteti filozofik, departamenti i shkencave politike. Bekim Çollaku mban titullin magjistër i studimeve ndërkombëtare nga universiteti i Newcastle upon Tyne, Angli.