Ben Apolloni ka mbaruar studimet për regji teatri dhe master për regji filmi në Universitetin e
Prishtinës. Përveç si regjisor ai shkruan kritikë filmi, teatri dhe në përgjithësi për fenomene
kulturore të cilat i ka publikuar nëpër revista e gazeta të ndryshme në Kosovë, Shqipëri,
Maqedoni dhe Zvicër.
Ka qenë për dy vite anëtar i bordit të Qendrës Kinematografike të Kosovës (mars 2011 – shtator 2013) dhe nga janari deri në qershor 2016, zëvendës kryeredaktor e më pas kryeredaktor i revistës “Plisi” në Zurich të Zvicrës, deri në shtator 2016.
Ka realizuar disa filma të shkurtër si regjisor e skenarist, të shpërblyer me çmime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare si dhe disa shfaqje nëpër teatro të ndryshme në Kosovë e Maqedoni.