Hana Bacaj është Drejtoreshë e Departamentit të Hulumtimmeve në UBO Consulting në Prishtinë. Ajo ka një Master në Zhvillim Ekonomik dhe Certifikatë në Studime Gjinore nga Universiteti Vanderbilt, në Nashville, Tennessee (SHBA). Ajo është një hulumtuese me përvojë me një histori të demonstruar të punës në sektorin e zhvillimit. Për shkak të përvojës së saj në organizata ndërkombëtare dhe firma konsulente në Kosovë, Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine, ajo është bërë aktore e ndryshimeve pozitive në Kosovë në fushën e arsimit dhe punësimit që janë dy nga përcaktuesit kryesorë të zhvillimit të komunitetit. Aspiratat e saj në karrierë janë të ndihmojë komunitetet në nevojë, duke u fokusuar kryesisht në arsimimin dhe punësimin e grave, të rinjve dhe grupeve të tjera të cenueshme.