Mersiha Drinjakoviç është gazetare dhe redaktore ekzekutive e revistës Gracija, dhe bashkëpunëtore e portalit Analiziraj.ba. Mersiha ka kryer studimet për gazetari në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë. Është fituese e çmimit të veçantë të UNICEF-it për kontributin gazetaresk në informimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në Bosnjë dhe Hercegovinë për vitin 2015 dhe fituese e çmimit për Gazetari të UN Women 2017 - për artikullin më të mirë mbi dhunën me bazë gjinore në kategorinë e mediave të shkruara. Në vitin 2017, iu dha falënderimi nga Komiteti i Helsinkit i BdheH për Konkursin për reportazhin më të mirë në media që promovon të drejtat dhe kulturën e LGBT-së. Në vitin 2018, gjithashtu është shpërblyer me mirënjohjen nga KB BdheH për kontributin e saj gazetar në informimin në lidhje me Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm në BdheH dhe promovimin e tyre - për tekstin e botuar në portalin Analiziraj.ba.