Visar Morina është profesor i rregullt i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe anëtarë/zv. i Komisionit të Venedikut në kuadër të Këshillit të Evropës. Z. Morina ka mbaruar studimet e doktoratës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Linzit (Austri) duke specializuar në fushën e drejtësisë kushtetuese. Është autorë i shumë punimeve në fushën e së drejtës kushtetuese dhe të drejtave të njeriut në revista vendore dhe ndërkombëtare dhe është autorë i librit universitar “Gjyqësia Kushtetuese”. z. Morina ka qenë pjesëmarrës aktiv në shumë organizata ndërkombëtare të akredituara në Kosovë dhe ka marrë pjesë në procesin e hartimit të Kushtetutës së Kosovës, Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe të një numri të akteve nënligjore në Republikën e Kosovës.
Republika e Shqipërisë, ditëve të fundit, është përballur me një situatë të konfliktit kushtetues në mes Presidentit të Republikës z. Ilir Meta, si përfaqësues...