Connect with us

Hi, what are you looking for?

SbunkerSbunker

Disinfo

Kriza politike, zgjedhjet dhe manipulimet me IA në qendër të dezinformimit

Sbunker-i ka publikuar raportin e ri tremujor në kuadër të Programit Disinfo, i cili paraqet gjetjet kryesore nga monitorimi i mjedisit informativ në Kosovë gjatë periudhës prill–qershor 2026.

Sipas raportit, hapësira informative u karakterizua nga intensifikimi i narrativave dezinformuese të lidhura me krizën politike, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, çështjet e sigurisë dhe zhvillimet gjeopolitike. Paqartësitë institucionale dhe fushata zgjedhore u shfrytëzuan për përhapjen e sondazheve të fabrikuara, përmbajtjeve të nxjerra jashtë kontekstit dhe pretendime të pabazuara që synonin të ndikonin në perceptimin e votuesve.

Një nga prirjet më shqetësuese ishte rritja e përdorimit të përmbajtjeve të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale. Gjatë monitorimit u identifikuan fotografi, video dhe materiale të manipuluara që paraqisnin si reale deklarata ose ngjarje të fabrikuara. Këto forma të reja të manipulimit e bëjnë gjithnjë e më të vështirë dallimin ndërmjet përmbajtjes origjinale dhe asaj të rreme.

Raporti trajton gjithashtu narrativat që e paraqisnin bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n si përgatitje për konflikte të reja, pretendimet e pabazuara rreth ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë, si dhe instrumentalizimin e temave historike për nxitjen e polarizimit dhe mosbesimit ndaj institucioneve.

Krahas dezinformatave politike dhe gjeopolitike, gjatë kësaj periudhe vazhduan edhe mashtrimet digjitale përmes SMS-ve dhe skemave të phishing-ut, të cilat synonin vjedhjen e të dhënave personale dhe financiare të qytetarëve.

Gjetjet tregojnë se dezinformimi në Kosovë po bëhet gjithnjë e më kompleks, duke kombinuar propagandën politike, manipulimin vizual, teknologjitë gjenerative dhe mashtrimet digjitale. Në këtë kontekst, forcimi i verifikimit të fakteve, edukimit medial dhe aftësive për identifikimin e hershëm të përmbajtjeve të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale mbeten thelbësore për mbrojtjen e integritetit të informacionit.

Raporti i plotë: Monitorimi i Dezinformimit (ALB) 

Author

You May Also Like

Opinion

Aktualisht, në Kosovë, bazuar në  Ligjin e Punës,  nënave u garantohet pushimi i lehonisë prej nëntë muajve me pagesë dhe tre muajve pa pagesë....

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Analysis

Prezantimi i buxhetit të qeverisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Në ekonomitë e zhvilluara, prezantimet e këtilla nxisin diskutime të...

Opinion

Për vite me radhë, një udhëzim administrativ nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, detyronte pensionistët kosovarë të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin...

Copyright © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.