Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Kriptomonedhat dhe ICO: Një prezantim i shkurtër

Me rritjen e përdorimit të teknologjisë së bazuar në blockchain është rritur demokratizimi dhe qasja në financa globale me një shpejtësi të hatashme. Kompani të reja teknologjike kanë shfrytëzuar rastin për të përdorur këtë inovacion për të grumbulluar fonde duke kërkuar investime nga masat. Kompanitë ose grupet e njerëzve krijojnë uebfaqe në të cilat përfshihen gjërat si:

Ekipi bazë

Sa ma me përvojë që të jetë ekipi bazë aq më shumë shancat për të mbledhur fonde. Ekipi gjithashtu duhet të ketë një komponim të përzier me inxhinerë/e dhe biznesmenë/e ose shitës/e.

Këshilltarët

Shumë bizneseve teknologjike ju mungojnë njohuri të ekipit bazë mbi fusha të ndryshme. Për shembull një ekip bazë mund të këtë njohuri dhe përvojë në krijimin dhe shitjen e aplikacioneve një lloj klientele. Mirëpo kur duan të zgjerojnë shitjet e tyre në segmente të reja të klientëve ata mund të hasin në probleme. Këto probleme i lehtësojnë shumë këshilltarët e mirë të cilat mund të jenë nga fusha të ndryshme. Një ICO duhet të ketë ekipin e këshilltarëve të njohur dhe të postuar në uebfaqe.

Inovacioni

Shumica e bizneseve teknologjike, sidomos ato që paraqesin potencial të ndryshojnë në themel një pjesë të ekonomisë bazohen në një inovacion. Për shembull firma e njoftur Uber që ofron vozitje nga pika A në pikën B për çdokënd ka reformuar përgjithmonë mënyrën se si taksitë punojnë. Në këtë mënyrë nëse jeni duke bërë një ICO duhet të keni një lloj ideje dhe ta paraqisni se si do të funksiononte në detaje në atë që njihet si letra e bardhë e inovacionit.

Plani Strategjik

Kur pritet të krijohet platforma e përshkruar në inovacion? Sa nga kërkimi ka përfunduar, a ka ndonjë demo të produktit që mund të përdoret dhe sa janë realiste këto afate kohore të caktuara dhe mënyra e planifikuar e shpërndarjes së fondeve.

Kur këto jane vendosur atëherë mënyra për të vazhduar dhe nisur një ICO është hapur. Për të marrë para nga tërë bota në formë të kriptomonedhave duhet të përdorën platformat e shpërndara kriptografike si bitcoin ose ethereum. Në rastin e ICO’ve përdoret kryesisht ethereum. Kompanitë krijojnë një prezentim në uebfaqe dhe kërkojnë investime nga masat duke ju ofruar klientëve të tyre një premtim në formë të një kriptomone dhe të gjeneruar nga vetë kompania. Kjo monedhë virtuale, sipas premtimit, mund atëherë të kthehet në para të gatshme në çfarëdo lloj momenti, sikurse në investime normale në atë moment që krijohet likuiditet në treg. Kjo quhet një ICO (Anglisht: Initial Coin Offering).

Teknikisht për të bërë një ICO kampanjë duhen dy lloj kontrata të mençura të programohen dhe të lansohen në Ethereum platformen. Njëra është kontrata e cila definon kripto-tokenin. Kjo zakonisht i përmbahet formatit të caktuar nga komuniteti i cili është emëruar me emrin ERC20. Definimi i kripto-monedhës përfshin emrin, numrin e gjithsej monedhave, ku shkojnë këto monedha dhe funksione tjera standarde si lejimi i transferimit të monedhës. Kontrata e dytë e mençur është ajo që rregullon shpërndarjen gjatë shitjes publike të ICO kampanjës. Këtu tregohet se cila monedhë po shpërndahet, në çfarë data, cilat janë rregullat e blerjes, shitjes dhe afatet kohore ku ka bonuse. Të gjitha këto janë transparente dhe pas një lansimi në ethereum nuk mund të ndryshohen në mënyrë jo-transparente as nga pronari. ICO-të janë përdorur shumë këto dy vite të fundit, natyralisht në disa raste duke u keqpërdorur për shkak të natyrës së kriptomonedhave. Ka pasur shumë raste kur kompanitë të cilat kan premtuar kthime në investim, vetëm janë zhdukur me paratë duke mos lënë asnjë gjurmë me ndihmën e anonimitetit të kriptomonedhave.

Shumë ICO fillojnë duke premtuar një kthim të investimit. Një zhvillues fillon procesin duke krijuar një kriptomonedhë të cilën mund ta krijojë cdo person për një kohë shumë të shkurtër, duke pasur ndihmën e teknologjisë së ethereumit. Pasiqë këto ICO nuk kanë vlerë për të ofruar, duhet të vishen për të lënë përshtypje, një uebsite elegant mjafton për të tërhequr vëmendje. Zhvilluesi deklaron se kthimi në investim do jetë kaq përqindje në momentin kur monedha lëshohet në treg dhe kështu fillon investimi. Disa dështojnë të marrim fonde ndërsa disa marrin shuma marramendëse duke shpresuar se e kanë gjetur Bitcoinin apo Ethereumin e rradhës.

Pasiqë monedha të lëshohet në treg, çdo gjë mund të ndodhë. Në një ICO të shëndetshme platforma që është premtuar krijohet dhe pastaj njerëzit që kanë blerë kriptomonedhen mund ta përodrin për ta shfrytëzuar monedhën brenda sistemit. Kjo krijon një rritje të kërkesës për monedhë dhe në këtë mënyrë njerëzit që kanë blerë më herët kanë mundësi të ri-kthejnë investimin e tyre.

Me krijimin e kësaj mënyre është hapur mundësia për investime dhe lëvizje të mëdha të kapitalit brenda shteteve dhe kontinenteve të ndryshme. Shumë autoritete rregulative e kanë injoruar këtë zhvillim në fillim mirëpo tani kur investimet në kriptomonedha po arrijnë shumat marramendëse si XYZ, autoritetet kanë filluar të bllokojnë, kufizojnë ose rregullojnë ICO-të.

Europa nuk ka bërë ndonjë ligj për ICO ende, mirëpo disa shtete evropiane e shohin ICO-në si një lloj shitblerje e komoditeteve. Në Amerikë, komisioni i shkëmbimit të sigurive, i njohur me shkurtesën (SEC – Securities Exchange Comission) ka konstatuar se ICO-të janë sikur çdo lloj investimi tjeter dhe duhet t’i përmbahen legjislationit ekzisutes. Kjo ka pasur efektin e largimit të shumë investitorëve amerikanë nga tregjet e ICO’ve. Kina ka bërë një bllokadë totale ndaj ICO-ve dhe ka urdhëruar të gjithë iniciatorët e ICO kampanjave të rikthejnë fondet te investitorët e tyre. Normalisht kjo bllokadë duket sikur është diçka që shumë investitorë nuk po e përfillin pasiqë natyra e anonimitetit në kripto-botën krijon vështirësi për autoritetet të gjejnë dhe përndjekin ata që thyejnë ligjet.

Kripto-ekonomia është futur në një fushë të re të maturimit ku teknologjitë janë duke u provuar gjithnjë e më stabile duke ngritur nivelet e adoptimit. Ndryshime të mëdha do të ketë mirëpo të gjithë indikatorët tregojnë se kriptomonedhat janë këtu për të qëndruar.

 

______________

Ky artikull është kontribut ndaj projektit TLP Citizens Corps. Vështrimet dhe opinionet e shprehura në këtë artikull i takojnë autorëve dhe nuk i reflektojmë medoemos politikat dhe qëndrimet zyrtare të TLP Citizens Corps. Supozimet e bëra brenda analizës gjithashtu nuk reflektojnë qëndrimin e cilitdo entitet qeveritar.

 

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.