Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

A është i mundur rimendimi i Islamit?

Si edhe të tjerëve, myslimanëve në kohën moderne u është dashur të marrin qëndrime në lidhje me temat që e karakterizojnë modernitetin: idetë shkencore e iluministe, sekularizmi, të drejtat e njeriut, demokracia, liria, barazia dhe problemet si dhuna, pabarazia e grave dhe pakicave, e të tjera. Veçse, shumë prej çështjeve të tilla epistemologjike, myslimanët ose nuk u janë adresuar fare ose, kur janë gjetë para nevojës urgjente, u janë adresuar duke u kufizuar në korniza të strukturave të mendimit tradicional.

Në përgjithësi, mendimi bashkëkohor islam nuk karakterizohet me gjallëri intelektuale dhe qasje kritike. Mbase nuk gabohet nëse thuhet se ky mendim nuk bën asgjë më shumë se riprodhimin e pikëpamjeve dhe qëndrimeve të përzgjedhura nga tradita teologjike e periudhës klasike dhe të mëvoshme islame, por pa këqyrë më gjerë në atë traditë dhe pa e përpunuar atë në mënyrë kritike. Kjo ka rezultuar në interpretime anakronike e ideologjike të papërshtatshme për problemet e së tashmes.

Por, a është e mundur një qasje kritike në studimin e teologjisë klasike islame dhe mendimit bashkëkohor islamë Një numër autorësh bashkëkohorë besojnë se po, dhe në këtë drejtim dekadave të fundit në Botën islame ka marrë formë një lëvizje intelektuale që bën përpjekje të vërë në axhendë zbatimin e arsyes shkencore kritike në universin intelektual të Islamit. Duke përdorë metodologjinë dhe arritjet e shkencave bashkëkohore shoqërore, filologjike e humane, kjo lëvizje ka sjellë qasje të reja në islamologji. Ndër ta, këtu po përmend një nga studiuesit më të hershëm të kësaj lëvizjeje, Mohammed Arkounin i cili që nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX ka hapë tema të padiskutuara dhe ka problematizuar ëështje të pamenduara në mendim islam, duke vënë bazat programore për studime të mëtejshme, të vazhduara nga një numër sado i kufizuar studiuesish të tjerë që nga Maroku deri në Indonezi, si Muhamed Al-Jabiri, Nasr Abu Zayd, Abdulkarim Souroush, Sadiq Al-Azm, Mohammed Mojtahed Shabestari, Mostafa Malekian, Fatima Mernissi, Leila Ahmed, e të tjerë.

Sfidës së shkencave bashkëkohore të zhvilluara në Perëndim, këta autorë nuk iu përgjigjën duke i refuzuar ato dhe duke u kthyer në tradicionalizëm fetar për të ofruar interpretime ideologjike, sië rëndom bëhet në Botën islame dhe në mesin e myslimanëve në Perëndim të cilët nuk pranojnë idetë e reja, por riafirmojnë idetë tradicionale se tekstet fetare përmbajnë dituritë shkencore dhe sistemin normativ etik për një rend ideal shoqëror e politik. Të familjarizuar me traditën intelektuale klasike të Islamit, këta autorë e pasurojnë atë me arritjet nga shkencat shoqërore dhe humane, duke përdorë hermeneutikën bashkëkohore, analizën historike, analizën kritike të diskursit dhe dekonstruksonin, për të sjellë qasje të reja studimore në Islamologji. Kështu, Arkouni i kundërvihej jo vetëm mbylljes së mendimit islam brenda teologjisë së periudhës klasike islame, skolasticizmit islam nga shekulli XII e tutje, dhe qasjeve bashkëkohore jokritike në akademitë e Botës islame, por edhe Orientalistikës klasike e cila, sipas tij, përveë regjistrimit dhe koleksionimit të fakteve e ngjarjeve, ka qenë e ndrojtur tëia nënshtrojë ato analizës kritike. Programi i tij intelektual synonte ta ëlironte mendimin islam pikërisht nga këto pranga.

Konteksti i pafavorshëm politik

Por, cila është mundësia për qasjeve kritike në studimin e Islamit dhe rimendimin e traditës në rrethanat politike në shoqëritë islame që nga shekulli i kaluar e deri në këtë fillim shekulli, si luftërat ëlirimtare për pavarësi nga imperializmi, dështimi i projektit modernizues i regjimeve post-koloniale, konflikti në mes Izraelit dhe Palestinës, rivaliteti ndërmjet superfuqive globale dhe shteteve myslimane për dominim në rajon, luftërat civile, damkosja e disa shteteve myslimane si ëbosht i së keqesë në ëluftën globale kundër terrorizmitë, si dhe rikthimet e diktaturave pas kryengritjeve në disa vende arabeë Nuk do mend se ky kontekst nuk ka qenë i favorshëm për shoqëritë myslimane që të rimendojnë traditën e tyre fetare e intelektuale.

Al-Azm i shihte të kota akrobacionet e intelektualëve që synonin ta interpretonin Tekstin e shenjtë të lashtë sipas shkencës e ideve progresive moderne. Ai mendonse se Islami nuk mund të reformohet pa ndryshuar kushtet sociale, ekonomike dhe politike në shoqëritë myslimane. Deri atëherë, diskursi teologjik do të vazhdojnë të përdoret nga liderët politikë për të legjitimuar pushtetin e tyre. Me një fjalë, Feja islame do të vazhdojë të përdoret politikisht nga elitat sunduese fetare e laike, barabar.

Arkoun vërente se mbizotërimin e imagjinares tradicionale fetare e ka mundësuar pikërisht efikasiteti i saj në luftëra politike, pasi që ajo forcon identitetin dhe mobilizon solidaritet e rezistencë politike. Mirëpo, kjo imagjinare tradicionale përbën pengesë të madhe për rimendimin e traditës drejt një racionaliteti të ri. Me shekuj të tërë, në traditë janë akumuluar tabutë intelektuale të cilat kanë përcaktuar kufijtë e së lejueshmes në mendim e ndërmarrjen shkencore, duke asimiluar në Islam ide e vlera të papajtueshme me ato moderne. Në të tashmen, po këta kufij mbrohen nga shtetet bashkëkohore myslimane. Rrjedhimisht, kjo ka favorizuar tepër zhvillimin e literaturës apologjetike në Islam.

Se cilat opsione do të ngadhënjejnë në këto kushte, ato kritike e reformuese apo apologjetike e konservatore, është pothuajse pyetje e tepërt, pasi që përgjigja zor se mund të jetë optimiste. Kur Abu Zayd diskutonte mundësinë për një lexim të reformuar të mendimit islam, ai ishte i vetëdijshëm për mundësitë e kufizuara për këtë në kontekst të gjendjes aktuale të shoqërive islame dhe pozitës së tyre në politikën globale. Këto rrethana favorizojnë vetëm pranimin e thirrjes së konservatorëve tek tradita e cila siguron autenticitetin kulturor mysliman që pretendohet të jetë mbrojtësja më e mirë e qenies dhe identitetit të kërcënuar nga prirjet moderniste.

Tradita humaniste në Islam

Intelektualët konservatorë dhe kleri islam, prirjes për mendim kritik ndaj tekstit e dogmës fetare i kundërvihen duke u thirrë në traditën e shenjtë. Mirëpo, mendimi tradicional në Islam dhe qasja statike e mendimit bashkëkohor islam nuk mund të krahasohen. Tradita nuk e përjashton doemos mendimin kritik. Zbatimi i arsyes shkencore kritike nuk është i huaj për universin intelektual të Islamit të periudhës klasike arabe-islame që nga Bagdadi në Kordobë. Ajo daton qysh nga fundi i shekullit të parë të kalendarit islam (shek. VIII) me shkollën racionaliste në teologjinë islame të M’ utazilas. Pas kësaj, ndërmjet shekujve IX dhe XII, këtë traditë e përshkon edhe mendimi filozofik në të cilën arsyeja është autonome, si te Al-Farabië(Alpharabius), Ibn Sinaë(Avicenna) dhe Ibn Rushd (Averroës); tendenca humaniste, si te Miskawayh; skepticizmi dhe kritika e arsyes, si te Al-Ghazali (Algazelus); kritika e fesë, si te Zakariyya Al-Razi; mendimi sekular për historinë, si te Ibn Khaldun, e të tjera.

Sëdo mend se një zhvillim aq i hovshëm i mendimit në atë periudhë nuk kishte me qenë i mundur nëse këta eruditë do të kufizonin imagjinatën e tyre filozofike e shkencore në traditë dhe do të niseshim nga premisa se përgjigjet për pyetjetet që i preokuponin shoqëritë e kohës gjindeshin në Teksin e shenjtë (Kuran) ose në traditën e shenjtëruar të Profetit Muhamed (Sunnet).

Me një fjalë, në traditën e adab-i filozofik të zhvilluar rreth shekullit X, pra humanizmit islamë siç e quan Arkouni, ka bazë prej së cilës mund të qiten hapat e parë drejt racionalizmit, mendimit kritik, humanizmit dhe emancipimit. Lëvizja intelektuale e autorëve bashkëkohorë të përmendur në fillim të artikullit mund të lexohet si përpjekje për të rivënë lidhjen me këtë traditë me qëllim për të mësuar prej saj e për ta rimenduar atë, e mbase edhe për ta tejkaluar atë drejt zgjerimit të horizonteve të imagjinares sociale myslimane.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.