Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Asgjë skandaloze

Foto nga Pixabay.

Në një intervistë të dhënë në gjysmën e dytë të shekullit njëzet, filozofi i mirënjohur francez, Gilles Deleuze, tregon sesi për dallim nga kodet e shoqërive tjera (në të cilat mund të gjesh skandale dhe sekrete të panumërta), në shoqëritë e sunduara nga regjimi i kapitalit pothuajse asgjë nuk përbën sekret dhe skandal, pasi e gjitha bëhet në mënyrë të ligjshme, transparente dhe publike. Sipas tij, mjafton tëi hedhim një sy mënyrës se si funksionojnë shoqëri të tilla, dhe do të bindemi menjëmend rreth karakterit demokratikë dhe publikë të këtyre të fundit. Si deklaron edhe vetë, Vetëm shikoni ato çka sot i quajnë skandale: gazetat flasin parreshtur për to, gjithsecili pretendon të mbrojë vetveten apo të sulmojë të tjerët; por kërkimi për ndonjë gjë të paligjshme [sekrete apo skandaloze] përfundon duarbosh, për shkak të natyrës së regjimit të kapitalit. Prandaj në shoqëritë e sunduara nga regjimi i kapitalit, sipas Deleuze, çdo gjë është e ligjshme dhe transparente: raportimi i taksave të kryeministrit, allishverishet e patundshmërive, lobistët, si dhe në përgjithësi mekanizmat ekonomik dhe financiar të kapitalit.

Kjo analizë e regjimit të kapitalit nga ana e filozofit francez për të cilin miku i tij i ngushtë, Michel Foucault, thoshte me admirim se do të njihet si mendimtari më i rëndësishëm i shekullit njëzetë mëu kujtua natyrshëm pasi kuptova lajmin e tmerrshëm për dhënien e 53 milionëve shtesë për ndërtimin e autostradës ëArbën Xhaferi.ë Për ata që nuk e dinë, në korrik të vitit 2014, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një kontratë me Bechtel & Enka në vlerë prej 608 milonë eurove për ndërtimin e kësaj autostrade, përurimi ëhistorikë i të cilës parashihej të bëhej në të hyrë të vitit 2018. Mirëpo, për shkak se nuk kishte pasur para për tëi paguar këtij konsorciumi këstet financiare në kohë, zyrtarë të këtij të fundit kanë kërkuar nga ana e qeverisë edhe 53 milionë euro të tjera; në të kundërtën, rastin do ta dërgonin në ndonjë instancë ndërkombëtare, ku dhe do të kërkonin një shumë akoma më të madhe. Në një situatë të tillë, qeveria e tanishme natyrisht kish vendosur tëia alokojë 53 milionët e kërkuara konsorciumit në fjalë ë për tëi ikur, sië tha ai ministri bandit i AAK-së, me të keqes (i.e., arbitrazhit ndërkombëtar).

Përnjëherë, gazetarë të shumtë nxituan për të zbuluar ndonjë gjë të paligjshme dhe sekrete rreth kësaj afere korruptive, mirëpo ja që, në fund, të gjithë u zhgënjyen si mos më keq, pasi e gjitha ish bërë në mënyrë të ligjshme, transparente dhe publike duke konfirmuar kështu konstatimin e Deleuze se, në shoqëritë e sunduara nga kapitali, asgjë nuk është sekrete, e paligjshme dhe skandaloze.

Në një kuptim, sigurisht, humbja e 53 milionëve mund të konsiderohet skandal. Mirëpo aq skandale të mëdha kanë ndodhur në periudhën e pas-luftës, si dhe aq shpesh e në mënyrë transparente, saqë kam bindjen se mungesa e tyre do të përbënte skandal, dhe assesi e kundërta. Njëherit, kjo është arsyeja qendrore pse mendoj se problemi i vërtetë në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë ëmungesa e transparencës dhe ligjshmërisë,ë sië pandehet zakonisht, por prania brutale e tyre.

Mbase në një shkrim tjetër do ta zhvilloj këtë mendim. Tash për tash, dua të ndalem tek çështja e 53 milionëve. Më specifikisht, tek një pyetje që shtruan edhe shumë gazetarë të tjerë nëse do të mund të shmangej humbja e kësaj shume financiare sikur të kishim ministra më të përgjegjshëm në krye të venditë

Personalisht, nuk e besoj.

Pse po e them këtë

Po e them sepse është në natyrën e regjimit të kapitalit të operojë në këtë mënyrë. Fillimisht, të detyron të hysh në obligime kontraktuale përtej kapaciteteve buxhetore. Pastaj, kur nuk arrin tëi paguash me rregull këstet e përcaktuara me kontratë, sepse thjesht tëi ka grabitur të gjitha paratë paraprakisht, ta shton zullumin me gjoba shtesë. Shembulli i fundit me Bectel & Enka e ilustron më së miri këtë gjë. Sië dihet, përmes instrumenteve të ndryshme, ky konsorcium turko-amerikan i ka detyruar qeveritë e njëpasnjëshme të hyjnë në obligime kontraktuale për ndërtimin e autostradave të panevojshme, dhe përtej kapaciteve financiare që ka vendi. Pastaj, kur qeveritë nuk kanë arritur të paguajnë në kohë këstet financiare, sepse thjesht nuk ka pasur para të mjaftueshme, ky konsorcium u ka shtuar zullumin me gjoba shtesë, duke përfituar kështu dyfish: edhe nga çmimi i lartë për ndërtimin e autostradave, edhe nga gjobat milionëshe për shkak të vonesave.

Një shembull tjetër që më bie ndërmend për momentin është nga regjimi bankar dhe mikrofinanciar në Kosovë (dhe jo vetëm).

Sië dihet, në periudhën e pas-luftës, një numër i konsiderueshëm bankash private dhe institucionesh mikrofinanciare të huaja zbarkuan në Kosovë, me premtimin e rrejshëm se do të ndihmonin njerëzit në nevojë dhe do të zhvillonin ekonominë e vendit (ngjashëm sië bën në nivel individual fajdexhiu i pashpirt Geremia Zemër Floririë tek filmi i tretë i Paolo Sorrentino-s, Lamico di famiglia). Mirëpo nuk ndodhi kështu. Përmes strategjive të ndryshme të marketingut, institucione të tilla detyruan njerëzit e shumë vuajtur të hynin në kredi me kamata të larta, me kushtin që ata tëu linin garancion gjithfarë kishin. Në muajt e parë, sië e do rendi, njerëzit e varfër arrinin të paguanin me rregull këstet e tyre mujore nga paratë e kredisë që kishin marrë. Mirëpo, mbas tre-katër muajsh, shumica prej tyre nuk arrinin tëi paguanin me rregull këstet e tyre mujore dhe, si rrjedhojë, pasonin gjobat marramendëse nga ana e bankave dhe institucioneve mikrofinanciare. Kështu, në fund, një njeriut të varfër i binte më shumë të paguante për gjoba shtesë dhe kamatë, sesa për vetë shumën e marrë hua.

Tash, me siguri, ndokush do të thotë: ore, fajin për gjobat shtesë e kanë vetë kredimarrësit, jo bankat. Mirëpo nuk është kështu. Këto të fundit e dinin paraprakisht që qytetarët e varfër nuk do të arrinin tëi paguanin këstet e tyre mujore në kohë. E megjithatë, kjo nuk përbënte aspak problem që tëu jepnin kredi, sepse krahas fitimit të madh që gjeneronin nga kamatat e larta, qëllimi i tyre ishte të përfitonin edhe nga vonesat e klientëve të tyre. Prandaj, i gjithë populli ka përfunduar në borxh ë duke konfirmuar kështu një tezë tjetër të Deleuze, sipas të cilës në shoqëritë e sunduara nga regjimi i kapitalit njeriu nuk mund të konsiderohet më thjesht si një njeri i ngujuar (apo i mbyllur) në një tërësi hegjemonish shoqërore (p.sh., familje, shkolla, spitale, burgje, fabrika, institute psikiatrike, etj.), sië besonte Foucault, por edhe si një njeri i mbytur në borxhe. Sië shkruan Deleuze në një sprovë kritike mbi ëanalitiket e pushtetitë të Foucault, Njeriu [i sotëm] nuk është më njeri i mbyllur, por njeri në borxh[e].

Në këtë kuptim, mendoj që krahas kritikës ndaj çkapjes së institucioneve nga ana e politikanëve të korruptuar, që do të duhej të kritikonim edhe më shumë kapjen e popullit dhe shtetit nga ana e korporatave të huaja dhe vendëse, sië është rasti me bankat private, institucionet mikrofinanciare, Bechtel & Enka, etj.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.