Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Greqia është në prag të realizimit të normës së BE-së sa i përket vaksinimit, mirëpo po përballet me presion në vigjilje të sezonit turistik

Qarqet qeveritare po shpresojnë se rritja e normës së vaksinimit dhe moti i ngrohtë do të ulin numrat e rasteve në nivele të menaxhueshme dhe do ta bëjnë më të sigurtë pritjen e vizitorëve për hir të ekonomisë. Shifrat thonë se kjo do të ishte një strategji me rrezik shumë të lartë nga sa pranohet publikisht.

Strategjia e Greqisë për vaksinim kundër Kovid-19 është në përputhje të ngushtë me qasjen e koordinuar të BE-së. Kjo strategji i ka mundësuar Greqisë të merr llojetë ndryshme të vaksinave, të përmirësojë shkallën e dorëzimit dhe udhëzimet për administrimin e tyre, ndërsa procesi i shpërndarjes ka qenë ndoshta çuditërisht i qetë dhe pa polemika deri më tani.

Ritmi i ngadaltë i shpërndarjes se vaksinave, që vjen si rezultat i qasjes që po e ndjek BE-ja, mund të vonojë rihapjen e ekonomisë dhe në veçanti sektorin e rëndësishëm të turizmit. Qeveria kohëve të fundit ka filluar të lë të kuptohet se mund të kalojë në një shpërndarje më direkte të vaksinave, në përpjekje për të stimuluar aktivitetet ekonomike.

Operacioni Liria

Plani kombëtar i vaksinimit kundër Kovid-19, me emrin e koduar “Operation Eleftheria” (në shqip: “Operacioni Liria”), pati prezantimin e tij simbolik më 27 dhjetor.

Greqia po punon në mënyrë strikte sa i përket shpërndarjes së vaksinave nën skemën e para-blerjes së BE-së, e cila sipas planifikimit të fazës fillestare mund të pranojë një total prej 28.3 milion dozash nga të gjithë furnizuesit/prodhuesit e aprovuar.

Grcija se nadeva deka plazite nema da bidat prazni i letovo no brojkite velat poinaku 1Dozat e vaksinave destinuar për Greqinë nga furnizuesit sipas skemës së para-blerjes së BE-së, 23 dhjetor 2020 (Burimi: National Vaccination Campaign).

Shpërndarja e vaksinave përmes numrave

Shifrat e botuara në planin kombëtar të vaksinimit në dhjetor të vitit 2020 sugjerojnë që, në fakt, Greqia në heshtje kishte porositur një numër më të vogël të vaksinave nga çfarë ka qenë i disponueshëm më parë, sipas planit të BE-së për shpërndarjen e vaksinave në bazë të numrit të popullsisë së vendeve anëtare. Sa për ilustrim, Greqia me 2.2% të popullsisë së përgjithshme të BE-së, mund të kishte porositur deri në 6.6 milion doza të vaksinave Pfizer/Biontech në dhjetor të vitit 2020, por vendosi të porosisë 4.7 milion sosh. Në mënyrë të ngjashme, me vaksinën Moderna, Greqia mund të kishte rezervuar deri në 3.5 milion doza bazuar në popullsinë e saj, por kishte planifikuar vetëm 1.8 milion sosh.

Grcija se nadeva deka plazite nema da bidat prazni i letovo no brojkite velat poinaku 2

Burimi: 24.mk

Kjo është një strategji e ndjekur prej disa nga shtetet më pak të pasura të BE-së, të cilat heqin dorë nga dozat e vaksinave më të shtrenjta dhe më të vështira për t’u administruar, qoftë për shkak të kostos ose të prakticitetit të tyre. Për Greqinë, nevoja për të dorëzuar vaksinën në vende të paarritshme, si ishujt e vegjël, mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në vendimin e blerjes.

Deri më tani nuk ka pasur diskutime për blerjen e vaksinave nga prodhuesit jashtë skemës së blerjes së BE-së, si Sinopharm dhe Sputnik V, duke anashkaluar kështu aspektet gjeopolitike që janë paraqitur në vendet fqinje të Ballkanit, si dhe në vendet anëtare të BE-së, të tilla si Hungaria – por gjithashtu duke kufizuar dinamikën e mundshme të vaksinimit. Nuk ka gjithashtu ndonjë marrëveshje të raportuar për partneritet me vendet e tjera për shpërndarjen e vaksinave ose dhurimin e vaksinave për vendet të cilëve u mungojnë. Në fillim, kryeministri shqiptar mohoi që Greqia të ishte burimi i grupit të parë të vaksinave që arritën në Tiranë, për të cilin ishte raportuar se është ofruar nga një vend anëtar i BE-së.

Duke zbatuar vendimet për blerje konzervative, shpërndarja e vaksinave në Greqi do të ndjekë skemën në faza të BE-së, duke ia dhënë Agjencisë Evropiane të Barnave – AEB fjalën e parë mbi aprovimin e vaksinave të reja, dhe në varësi të ndikimit politik të Brukselit, për të siguruar furnizimin e tyre në kohë. Duke iu referuar ECDC-së, deri në 30 mars, Greqia kishte marrë 1. 955 milion doza vaksinash (1. 342 380 vaksina Pfizer, 147 600 Moderna dhe 465 600 AstraZeneca).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në prill vendi pritet të marrë gjithsej 1.1 milion doza të vaksinës Pfizer, 450.000 të AstraZeneca-s dhe 100.000 doza të vaksinës Moderna. Nga Johnson & Johnson janë planifikuar të dorëzohen 1.2 milion doza në tremujorin e dytë. Plani fillestar kishte përfshirë 5 milion doza të vaksinës AstraZeneca deri në fund të muajit prill. Kjo tani nuk ka gjasa të konkretizohet për shkak të ngecjes tashmë të njohur në shpërndarje, e cila është subjekt i një mosmarrëveshje midis Komisionit Evropian dhe kompanisë anglo-suedeze.

Planet paraprake të shpërndarjes nuk mund të shkojnë përtej këtij fakti, megjithatë nëse Greqia do të vazhdonte të ndiqte rrugën e BE-së, ajo do të mund të kishte një kurbë shpërndarjeje ngjashëm me atë të botuar së fundmi për Gjermaninë, e cila parashikon një hap vendimtar në dërgesat në tremujorin e tretë, duke çuar në një mbingopje të mundshme vaksinash në BE deri në fund të vitit.

Greqia ka vazhduar të administrojë vaksinën AstraZeneca sipas udhëzimeve të AEB-as dhe nuk ndoqi shembullin e disa vendeve evropiane për të pezulluar përkohësisht përdorimin e saj për shkak të frikës nga efektet anësore. Sipas strategjisë së qeverisë për vaksinim, kapaciteti ekzistues është në gjendje të administrojë deri në 2 milion doza në muaj, sapo të jetë realizuar programi plotësisht. Norma aktuale është mesatarisht rreth 28.000 injektime në ditë, që përkthehet në afërsisht rreth 800.000 injektime në muaj, por planifikohet që gjatë muajit prill të rritet numri i administrimit deri në 1.5 milion injektime në muaj.

Strategjia e vaksinimit po funksionon mirë

Nga mesi i shkurtit, kishte më shumë se 750 qendra vaksinimi të vendosura në të gjithë vendin nëpër spitalet publike dhe qendrat shëndetësore, dhe qe planifikuar edhe hapja e 272 qendrave të tjera deri në fillim të muajit prill. Dy qendra të mëdha vaksinimi janë ngritur në Athinë dhe Selanik nën administrimin e ushtrisë, e cila gjithashtu drejton logjistikën dhe shpërndarjen, ndërsa një qendër e tretë është planifikuar të vendoset në Athinë.

Aplikimet për vaksinim regjistrohen përmes një platforme të centralizuar në internet ose përmes sistemit të e-recetave të lëshuar në përdorim së fundmi. Për paketën e vaksinave 2-dozëshe, të dy terminet për vaksinime rezervohen njëkohësisht, duke rezervuar kështu dy doza nga stoqet ekzistuese. Deri në kohën e shkrimit të këtij artikulli (30 mars), Greqia është afër mesatares së BE-së në administrimin e vaksinave, pasi ka administruar 78.5% të dozave që ka marrë.

Grcija se nadeva deka plazite nema da bidat prazni i letovo no brojkite velat poinaku 3Administrimi i vaksinimit kundër Kovid-19 në Greqi. Greqia përfaqëson pikën blu afër qendrës së diagramit shpërndarës (Burimi: ECDC Covid-19 Vaccine Tracker).

Deri më sot, 5.7% e popullsisë (pak më shumë se 550,000 njerëz) janë plotësisht të vaksinuar, dhe 11.7% (pak më shumë se 1 milion njerëz) kanë marrë të paktën dozën e tyre të parë, duke e vendosur Greqinë pak më lartë se mesatarja e BE-së, në të dy rastet. Kjo do të thotë që – së bashku me pjesën më të madhe të BE-së – Greqia ka ende një rrugë të gjatë për të realizuar objektivin e vaksinimit të 70% të të rriturve deri në fund të kësaj vere. Megjithatë, qëllimi i saj për të administruar dozën e parë pjesës më të madhe të personave mbi 60 vjeç deri në muajin maj, duket se është plotësisht i arritshëm.

Vaksinimi ofrohet falas në sistemin shëndetësor kombëtar. Marrja e saj është në bazë vullnetare, pasi kushtetuta greke përjashton vaksinimin e detyrueshëm. Sidoqoftë, ekziston një precedent për të kërkuar vaksinim në rrethana të caktuara kur bëhet fjalë për interesin publik (për shembull në institucionet publike të kujdesit ditor).

Strategjia e vaksinimit drejtohet nga Komiteti Kombëtar i Vaksinimit, një organ ekspertësh i formuar nga Departamenti i Shëndetësisë. Komiteti deri më tani ka ndjekur një rrugë mjaft konvencionale në lidhje me prioritetizimin sipas profesionit (punonjësit shëndetësorë, personeli kryesor), grupmoshës dhe gjendjes së konstatuar shëndetësore. Vaksinimi masiv i ishujve të largët është ndërmarrë së bashku me grupmoshat më të vjetra për arsye të aksesit.

Opinioni publik

Opinioni publik ka ndryshuar ndjeshëm në favor të vaksinimit gjatë muajve të fundit, ndërsa skepticizmi i madh i shënuar më parë gjatë pandemisë duket se është zvogëluar. Në muajin shkurt, 59% e të anketuarve në një sondazh të Pulse/Skai u deklaruan se do të vaksinoheshin patjetër, krahasuar me 37% në nëntorin e vitit 2020. Në të njëjtën kohë, numri i atyre që ishin kategorikisht kundër vaksinimit ka rënë nga 14% në 8%. Miratimi dhe disponueshmëria e vaksinave, së bashku me publicitetin lidhur me administrimin e suksesshëm në Izrael, mund të kenë ndihmuar në ndryshimin e opinionit të publikut.

Një sondazh i mëparshëm nga Metron Analysis/Mega kishte konstatuar qëndrime të ndara ndaj vaksinës sipas brezave, me 80% të atyre të moshës mbi 65 që ishin në favor të marrjes së saj, krahasuar me 54% të grupmoshës 17-34 vjeç.

Përveç informimeve të përjavshme në televizione, shumë pak burime janë investuar në fushatat e ndërgjegjësimit të publikut që promovojnë vaksinimin, ose që kërkojnë të zbusin rezistencën ndaj tij. Video e vetme televizive është një e dizenjuar referuar filmave të viteve të 60-ta, e cila vërehet qartë se ka bindur audiencën në moshë, por duket se nuk ka gjasa të bindë grupet më skeptike të grupmoshave më të reja. Shpresojmë se do të vijojnë më shumë fushata të synuara (direkte).

Marrja e vaksinës gjithashtu ka qenë në shkallë të ulët në mesin e personelit mjekësor. Pavarësisht se janë përfshirë në grupin e parë prioritar, vetëm 48% e punonjësve shëndetësorë në Greqi kanë marrë një dozë të parë, shumë poshtë mesatares së BE-së prej 60%, megjithëse punonjësit shëndetësorë plotësisht të vaksinuar janë më afër mesatares evropiane prej 44%. Marrja e vaksinës është më e lartë midis mjekëve sesa midis infermiereve/ëve (përkatësisht 77% dhe 51%), duke rezultuar në presupozimin e heshtur se marrja e vaksinës ka të bëjë me nivelin arsimor. Përhapja e valës së fundit të virusit në spitale ka qenë e lidhur me personelin e pavaksinuar të kujdesit shëndetësor. Për të menaxhuar rrezikun është vendosur një regjim i testimit dy herë në javë për personelin e pavaksinuar të spitaleve.

Greqia aktualisht po përjeton një rritje të infeksioneve dhe ndërsa politikëbërësit janë optimistë se vaksinimi do të fillojë të ketë një ndikim, ka pak prova konkrete që sugjerojnë se me ritmet e ulëta aktuale vaksinimi po jep efektin e dëshiruar të zvogëlimit serioz të sëmundjes midis grupeve të vaksinuara. Një informacion shpresëdhënës u dha nga kreu i komitetit të vaksinimit i cili deklaroi kohët e fundit se nuk ishte raportuar për asnjë individ të vaksinuar, midis atyre të pranuarve në njësinë e kujdesit intensiv.

Çështjet me interes publik

Polemikat më të mëdha rreth vaksinimit kanë përfshirë daljet publike të politikanëve dhe zyrtarëve të tjerë politikë, duke dëmtuar kështu fillimin simbolik të fushatës. Qeveria u detyrua të shkurtojë listën e stafit “kritik” të përfshirë në grupin e parë me përparësi pasi disa prej tyre, duke përfshirë ministra të rinj dhe zyrtarë në të 40-at dhe 50-at e tyre, postuan selfie nga klinikat e vaksinimit. Aspekte të tjera të programit të vaksinimit kanë tërhequr më pak vëmendje sesa kanë merituar. Ata përfshijnë procesin e prokurimit për furnizime mjekësore, i cili ka nxjerrë në shesh disa raste të mbivlerësimit të çmimeve dhe sjelljes monopolistike në lidhje me blerjen e testeve të shpejta.

Roli i donacioneve të sektorit privat për fushatën e vaksinimit gjithashtu ka mbetur i paeksploruar. Donacionet private si ato nga Fondacioni Stavros Niarchos kanë qenë thelbësore në mbështetjen e sistemit shëndetësor gjatë pandemisë dhe kohët e fundit u njoftua se një zhvillues i madh i pronave do të financonte qendrën e dytë të madhe të vaksinimit në Athinë. Marrëdhëniet midis shtetit dhe listës së tij në rritje të bamirësvePërfshirjet e mundshme të gjesteve të tilla për marrëdhëniet midis shtetit dhe listës së tij në rritje të bamirësve nuk kanë qenë pjesë e diskursit publik që ndërlidhet me pandeminë dhe krizën e kujdesit shëndetësor.

Një çështje që ka më shumë të ngjarë të dalë si pikë e ndezur është drejtimi i ardhshëm i fushatës së vaksinimit, pasi qeveria bëri me dije se rreth 800.000 punëtorëve në sektorin e turizmit mund t’u jepet përparësi vaksinimi në një përpjekje për të filluar turizmin në muajin maj. Rihapja e turizmit është prioritet më i lartë në agjendën e qeverisë – sektori që përbën rreth një të pestën e PBB-së së vendit dhe rreth 10% të vendeve të punës, dhe prospekti i një tjetër “vere të humbur” është ajo që politikëbërësit do të preferonin të mos e mendonin. Sidoqoftë, më shumë detaje rreth këtij plani nuk janë publikuar dhe nuk është e qartë nëse ky plan është përfundimtar.

Qeveria Greke nën Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis ka udhëhequr “Certifikatën e Gjelbër Digjitale” të BE-së, një certifikatë e bazuar pjesërisht në statusin e vaksinimit, në një përpjekje për të lehtësuar udhëtimet ndërkufitare dhe për të ndihmuar turizmin. Certifikata duket se do të aprovohet pasi Komisioni Evropian ra dakord të zhvillojë më tej planet, megjithatë shumë njerëz dyshojnë se skema do të jetë funksionale në kohë për fillimin e sezonit turistik grek, i cili është planifikuar për datën 14 maj.

Ishujt pa Kovid

Nga ana tjetër, koncepti i ishujve “pa Kovid”, i cili bëri xhiron e shtypit ndërkombëtar përpara se të refuzohej nga qeveria, ruan një pjesë të monedhës së tij në qarqet e marketingut të udhëtimeve, përkundër pyetjeve praktike dhe etike që ngrehë. Përderisa disa ishuj të largët kanë arritur mbulim pothuajse total të vaksinimit, kjo u bë me sa duket për arsye praktike, për të shmangur shpërndarjet e përsëritura të dërgesave të vogla të vaksinave.

Më 23 mars, Greqia hapi zyrtarisht kufijtë e saj për vizitorët izraelitë me dëshmi të vaksinimit, shërimit nga Kovid-19 ose një test negativ PCR, për të cilën qeveria qartë shpreson se do të jetë e para e një rihapjeje më të gjerë në maj duke përdorur kritere të ngjashme. Ka pasur kritika të forta për mënyrën e rihapjes së kufijve në muajin qershor 2020, një vendim i cili u pasua nga të ardhura zhgënjyese dhe numra në rritje të rasteve. Pas kësaj, pothuajse gjysma e qytetarëve fajësuan turizmin për rritjen e rasteve me virus. Qeveria, megjithatë, mohon me forcë çdo lidhje dhe duket vendosur të çojë përpara rihapjen. Kjo kërkesë duket veçanërisht utopiste, duke pasur parasysh se vendi aktualisht po lufton me normat më të këqija të infeksioneve të pandemisë deri më tani, të cilat kanë vonuar vazhdimisht rihapjen e aktiviteteve ekonomike të shumicës dërrmuese pas më shumë se katër muaj shtetrrethimi kombëtar.

A do të ulet përhapja e virusit deri në verë?

Qarqet qeveritare po shpresojnë se rritja e normës së vaksinimit dhe moti i ngrohtë do të ulin numrat e rasteve në nivele të menaxhueshme dhe do ta bëjnë më të sigurtë pritjen e vizitorëve për hir të ekonomisë. Shifrat thonë se kjo do të ishte një strategji me rrezik shumë të lartë nga sa pranohet publikisht. Norma e vaksinimit në vend do të mbetet shumë poshtë pragut të imunitetit të popullsisë 70% edhe nëse efikasiteti i shpërndarjes deri më sot kombinohet me një angazhim më të madh gjatë dy muajve të ardhshëm.

Ndërkohë çdo plan për të devijuar vaksinat në mënyrë selektive në profesione të veçanta ose sektorë ekonomikë ka të ngjarë të jetë praktikisht sfidues, përçarës dhe ndoshta joefektiv si një mbrojtje kundër virusit. Sidoqoftë, të gjitha këto çështje prite të dalin plotësisht në shesh në diskursin publik, i cili aktualisht është përqendruar në shqetësime më urgjente, siç janë gjendja e sistemit shëndetësor dhe perspektiva për rihapjen e ekonomisë së së vendit.

 

Edicioni i katërt i projektit “Histori nga rajoni” zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), në bashkëpunim me partnerët tanë nga Kroacia (Lupiga), Kosova (Sbunker), Serbia (Ne davimo Beograd), Bosnja dhe Hercegovina (analiziraj.ba), Mali i Zi (PCNEN), Bullgaria (Sega.bg) dhe Greqia (Macropolis).

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.