Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Hapet aplikimi: Truaktiv – Aktivizmi në Komunitet

Ilustrimi: Big Eye

Ky është konkurs.

Për studentë e aktivistë të përkushtuar në komunitet.

Po kërkojmë të rinj të moshave 17-22 vjeç (nuk e kqyrim për pak) që besojnë në ndryshim dhe dëshirojnë të ndikojnë në krjimin e lëvizjeve, në formësimin e shoqërisë. Po kërkojmë tru aktivë.

Për çka po bëhet fjalë?

TruAktiv është program alternativ i edukimit që synon avansimin e mendimit kritik dhe qasjeve kritike në të kuptuarit e shoqërisë dhe angazhimit qytetar në komunitet e shoqëri. Këtë e bëjmë përmes seancave që udhëhiqen nga studiues e ekspertë, ku njohuritë shkëmbehen përmes diskutimeve interaktive mes pjesëmarrësve. Mjeti primar i ligjëruesve në TruAktiv është diskutimi, i cili shoqërohet me prezantime të shkurta, punë në grupe, video-materiale apo prezantimeve përmes telekonferencave.

Në modulin e radhës, Angazhimi Civil, pjesëmarrësit do të nisen nga eksplorimi i praktikave të mira të lidershipit në komunitet, duke vazhduar tek menaxhimi strategjik i nismave qytetarethemelimi dhe funksionimi i organizatave jo-qeveritare si dhe zhvillimin e formave të komunikimit publik (PR & Avokim) për ta përçuar mesazhin e tyre. Për më tepër, duke punuar me trajnerë me përvojë, pjesëmarrësit do të trajnohen edhe në metodat e hulumtimit – metodologji.

Kur dhe ku?

Sesionet do të mbahen përgjatë muajit shkurt, në datat 11-23, në Prishtinë.

Kush janë trajnerët?

Trajnerët tanë kanë përvojë në organizata civile, të dalluar në aktivizmin e tyre në shoqërinë civile në fusha të edukimit, qeverisjes së mirë e kulturës, të cilët kanë qenë liderë fushatash e krijues ndryshimesh ndër vite. Disa nga ta janë: Agon Maliqi, Arben Hajrullahu, Jehona Gjurgjeala, Samir Shahini, Rina Zhubi, Nora Latifi Jashari dhe shumë të tjerë.

Si të aplikoni?

Plotësojeni pyetësorin e përgatitur këtu, më së largu deri më 06 shkurt, në ora 22:00.

Inkurajohen të aplikojnë sidomos të rinjtë nga zonat rurale, vajzat dhe gratë e reja, personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë.

Ilustrimi: Big Eye 

——-

TruAktiv mbështetet nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.