Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Hapet aplikimi – TruAktiv: Politika dhe Shoqëria

truAktiv shpall

THIRRJE PËR APLIKIM

Për modulin “Politika dhe Shoqëria IV”.

Inkurajohen të rinjtë e të rejat e moshës 17-23 vjeç të cilët dëshirojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre në fusha të ndryshme të shkencave humane, të mësojnë koncepte të reja për shoqërinë, politikën, filozofinë dhe artin, që të aplikojnë në edicionin më të ri të modulit Politika dhe Shoqëria të programit TruAktiv. Nuk ka lidhje a studioni shkencë shoqërore a natyrore, a jeni ende gjimanzistë. Mjafton të keni pasion dhe dëshirë për të mësuar gjëra të reja. Me pak fjalë: kërkojmë tru aktivë.

Për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19, këtë vit moduli “Politika dhe Shoqëria” do të mbahet online. Pjesëmarrësit do të inkurajohen që të lexojnë materiale të ndryshme teorike, të shikojnë dokumentarë, dhe të angazhohen në diskutime mes vete dhe me profesionistë dhe akademikë të shquar.

Për çka bëhet fjalë?

TruAktiv është program alternativ i edukimit që synon avansimin e mendimit kritik dhe qasjeve kritike në të kuptuarit e shoqërisë. Këtë e bëjmë përmes seancave që udhëhiqen nga studiues shkencorë ku njohuritë akademike ligjërohen përmes leximeve të përbashkëta dhe diskutimeve interaktive mes pjesëmarrësve.

Përgjatë pesë fundjavave intensive, pjesëmarrësit do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi në të kuptuarit e shoqërisë, koncepteve shkencore, analizës së proceseve shoqërore dhe të menduarit kritik.

Pjesëmarrësit do të fillojnë punën me një rishikim të historisë së mendimit filozofik perëndimor, një hyrje intensive në fushat e filozofisë, sociologjisë, shkencës politike dhe psikologjisë. Poashtu, do të trajtohen tema që kanë të bëjnë me sistemet dhe lëvizjet politike, ekonominë politike ,studimet gjinore dhe mendimin feminist, për të drejtën dhe ligjin, përkushtimin social dhe sferën publike, si dhe për marrëdhënien mes artit dhe politikës.

Kur dhe ku?

Moduli Politika dhe Shoqëria do të mbahet përgjatë muajve nëntor dhe dhjetor, ndërsa sesionet do të organizohen online përmes platformës Zoom të premteve dhe të shtunave.

Kush ligjëron?

Ligjëruesit tanë janë studiues, akademikë dhe profesionistë të shquar, të cilët janë të përkushtuar për përmirësimin e kapaciteteve menduese në shoqëri. Ligjëratat do të kordinohen nga Bardhi Bakija. Së shpejti do të publikohen edhe emrat e ligjëruesve.

Si të aplikoni?

Plotësojeni pyetësorin e përgatitur këtu, më së largu deri më 30 tetor 2020, në orën 22:00.

Inkurajohen të aplikojnë sidomos të rinjtë nga zonat rurale, vajzat dhe gratë e reja, personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë.

—–

TruAktiv mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

——

Ilustrimi: Big Eye

Author

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Kosovo Dispatch

In the second episode of Kosovo Dispatch, we talk to Agon Maliqi, an independent analyst and the co-founder of Sbunker, about the legal and...

Kritikë

Foto: Ninullë nga Adrian Asllani (2023) Mbi Ninullën e Adrian Asllanit Jetojmë në një botë në dukje të thjeshtë, me një rrjedhë logjike të...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.