Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Hapet aplikimi – truAktiv: Produksioni Multimedial

Ilustrimi: amam 

 truAktiv shpall

KONKURS

Për gjeneratën e katërt të pjesëmarrësve në programin “Produksioni Multimedial”.

Çka është truAktiv: Produksioni Multimedial?

Sbunker rikthehet për herë të katërt me modulin Produksioni Multimedial i cili është pjesë e programit truAktiv.

Në këtë edicion, gjatë trajnimit gjashtë ditor pjesëmarrësit/et do të punojnë në grupe për tema shoqërore të cilat i preokupojnë dhe në të cilat besojnë. Pjesëmarrësit/et do të fitojnë shkathësi në krijim të kampanjave, ilustrim, dizajn grafik dhe menaxhim të rrjeteve sociale, shkathësi këto të cilat do të mund të përdoren gjatë punës si aktivistë/e të kauazave të tyre.

Në ditën e fundit të punëtorisë pjesëmarrësit/et do t’i prezantojnë kampanjat e tyre të krijuara gjatë trajnimit me të cilat do t’i vazhdojnë aktivitetet e tyre në kauzat të cilat mbështesin.

Kush mund të aplikojë?

Të gjithë të rinjtë e moshave 17-23 vjet.

Ku dhe kur?

Trajnimi Produksioni Multimedial zbarkon në Prishtinë në datat 7-12 dhjetor, nga ora 9:00 deri në ora 14:00.

Ligjëruesit dhe trajnerët:

Bashkëbiseduesit e programit janë njohës të fushës, dhe njerëz aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore në Kosovë. Punëtoritë do të udhëhiqen nga Hana Arapi, Erblin Shala, Qëndrim Hoxhaj, Arbra Shala dhe të tjerë.

Punëtoritë do të ndahen në pesë ditë:

Dita 1: Punëtoria “Zhvillimi i Kampanjave Vetëdijësuese – Pjesa strategjike dhe teknike ”.

Dita 2: Punëtoria “Dizajn Grafik”.

Dita 3: Punëtoria “Ilustrim”.

Dita 4: Punëtoria “Animacion”.

Dita 5: Punëtoria “Menaxhimi i Rrjeteve Sociale”.

Dita 6: Përfundimi dhe prezantimi i kampanjave; përzgjedhja e fituesve.

Çka përfitoni nga programi?

 Mundësi për të bërë punë praktike në sbunker ose në njërën nga organizatat bashkëpunuese.

 Mundësi për të marrë pjesë në nivele të tjera të programit truAktiv, përfshirë:

 “TruAktiv Summit” që do të mbahet në fund të vitit në Prishtinë me pjesëmarrës të programit truAktiv nga e gjithë Kosova.

 Mundësi për të përfituar mbështetje financiare dhe mentorim për nisma të vogla në komunitetet tuaja.

 Mundësi për t’u shoqëruar dhe për t’u bërë pjesë e komunitetit të gjerë të shumë pjesëmarrësve truAktiv.

Si të aplikoni?

Aplikoni duke u përgjigjur në pyetjet e parashtruara këtu, më së largu deri më 25 nëntor në ora 16:00. Vetëm 20 pjesëmarrësit/et e pranuar do të njoftohen deri me datë 30 nëntor, 2020.

——

Moduli Produksioni Multimedial është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Author

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Kosovo Dispatch

In the second episode of Kosovo Dispatch, we talk to Agon Maliqi, an independent analyst and the co-founder of Sbunker, about the legal and...

Kritikë

Foto: Ninullë nga Adrian Asllani (2023) Mbi Ninullën e Adrian Asllanit Jetojmë në një botë në dukje të thjeshtë, me një rrjedhë logjike të...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.