Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Hapet thirrja: Shkolla e mendimit kritik

Këtë vit “Shkolla e Mendimit Kritik” truAktiv do të udhëtojë në 7 qytete të Kosovës. Për vitin e pestë me radhë, të rinjtë e moshave 17 deri në 23 vjeç e kanë mundësinë që të bëhen pjesë e diskutimeve dhe punëtorive katërditore me qëllim të nxitjes dhe inkurajimit të mendimit kritik rreth politikës, filozofisë, shoqërisë, të drejtave të njeriut, kulturës, ambientit dhe aktivizmit në komunitet. Ne në truAktiv besojmë se edukimi alternativ dhe mendimi kritik janë vlera të fuqishme të një shoqërie progesive dhe të shendoshë. Gjithashtu, besojmë se edukimi është proces që zhvillohet përmes ndërveprimit, dialogut dhe argumentimit. Prandaj, truAktiv shërben si arenë ku pjesëmarrësit dhe ligjeruesit ushtrojnë së bashku mendimin kritik.

Cili është programi i Shkollës së Mendimit Kritik?

– Në ditën e parë prezantohemi, tregojmë kush jemi, shoqërohemi, këqyrim film e diskutojmë rreth tematikës së filmit. Veç na, pa ekspertë.

 Në ditën e dytë bashkë me Flutura Kusarin do të mësojmë se si t’i qasemi informacioneve që marrim nga mediat dhe si të bëhemi detektorë kritikë të lajmeve të rreme. Pastaj me Adem Behën do të gërrmojmë thellë disa koncepte kyçe të teorisë së politikës, ku do të shqyrtojmë kritikisht idetë për identitetin dhe kombin si komunitet imagjinar. Ndërkaq, ditën do ta përmbyllim me Bardhi Bakijën ku do të angazhohemi kritikisht në diskutimet për konceptin e drejtësisë dhe idealin e shoqërisë së drejtë në historinë e filozofisë .

– Ditën e tretë do të fillojmë me Gëzim Selacin i cili do të na flasë për sekularizmin dhe ndarjen e pushteteve dhe do të na ftojë të shqyrtojmë kritikisht raportin mes fesë dhe shtetit në kohët moderne. Me Shkelzen Gashin do të thellohemi në fushën e drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit me të kaluarën, ku do të shqyrtojmë narrativat garuese për të kaluarën dhe metodat e shtrembërimit të historisë. Ndërkaq, me Mirishahe Sylën do të flasim për gjininë, seksualitetin, dhe dhunën në baza gjinore.

– Në ditën e katërt, bashkë me aktivistën e ambientit Nikki Murseli do të flasim për betejat e mbrojtjes së ambientit nga shkatërrimi dhe degradimi dhe përgjegjësinë individuale e kolektive karshi ambientit. Me Ereblir Kadriun, do të flasim për ndërveprimin social dhe raportin mes individit dhe turmës. Ndërsa me Leonida Molliqajn do të mësojmë për bazat e gazetarisë hulumtuese, rolin kritik të hulumtimit në çmitizim dhe zbardhje të së vërtetës.

Si mund të vazhdoj të jem pjesë e truAktiv dhe çfarë janë mundesitë tjera?

Pas përfundimit të shkollës të mendimit kritik pjesëmarrësit do të munden të:

– Çertifikohen dhe bëjnë punë praktike 3-mujore në Sbunker dhe organizatat e tjera bashkëpunuese.

– Marrin pjesë në samitin tre ditor të truAktiv në Prishtinë.

– Marrin pjesë në modulet e strukturuara “Politika dhe Shoqëria”; “Produksioni Multimedial” dhe “Aktivizmi në komunitet”.

 Mbështeten nga truAktiv për të implementuar idetë e tyre, të cilat kanë bazë ndryshime në komunitet.

 Bëhen pjesë e komunitetit të truAktiv, i cili përbëhet nga ish pjesëmarrës dhe aktivistë të truAktiv.

– Bëhen koordinatorë lokalë të truAktiv për të zhvilluar aktivitete në rajonet përkatëse.

Kur fillon Shkolla e Mendimit Kritik?

Programi do të zbarkoj në 7 rajone të Kosovës nga marsi deri në maj. Në ditën e parë ia fillojmë në orën 16:00 deri në orën 18:00. Ndërsa, ditët e tjera fillojnë prej orës 13:00 deri në orën 17:30.

Rajoni i Prishtinës (Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Kastriot, Fushë Kosovë, Artanës dhe Drenasit)

Programi: 31 mars deri më 2 prill

Mbyllja e thirrjes së aplikimit: 25 mars

Kliko këtu për të aplikuar.

Rajoni i Mitrovicës (Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj) 

Programi: 6 prill, deri më 9 prill

Mbyllja e thirrjes së aplikimit: 1 prill

Kliko këtu për të aplikuar.

Rajoni i Pejës ( Pejë, Istog, Klinë dhe Deçan)

Programi: 13 prill, deri më 16 prill

Mbyllja e thirrjes: 8 prill

Kliko këtu për të aplikuar.

Rajoni i Gjakovës (Gjakovë, Rahovec dhe Junik)

Programi: 20 prill, deri më 23  prill

Mbyllja e thirrjes: 15 prill

Kliko këtu për të aplikuar. 

Rajoni i Prizrenit (Suharekë dhe Malishevë)

Programi: 27 prill, deri më 30 prill

Mbyllja e thirrjes: 22 prill

Kliko këtu për të aplikuar. 

Rajoni i Gjilanit (Gjilan, Kamenicë dhe Viti)

Programi: 4 maj, deri më 7 maj

Mbyllja e thirrjes: 29 prill

Kliko këtu për të aplikuar.

Rajoni i Ferizajt (Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtime dhe Shterpcë)

Programi: 11 maj, deri më 14 maj

Mbyllja e thirrjes: 6 maj

Kliko këtu për të aplikuar.

Rajoni i Prishtinës (Prishtinë, Kastriot, Fushë Kosovë, Lipjan, Artanë dhe Drenas)

Programi: 18 maj, deri më 21 maj

Mbyllja e thirrjes: 13 maj

Kliko këtu për të aplikuar.

Rreth aktiviteteve të truAktiv vizitoni www.truaktiv.net

—-

Shkolla e Mendimit Kritik është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Author

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Në epokën me hovin më të madh teknologjik, shtetet u kushtojnë rëndësi të veçantë prezencës së tyre digjitale në rrjetet sociale, si dhe kualitetit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.