Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Maqedonia dhe COVID-19: Përbindëshi me qafën e gjatë

Tendenca e ngritjes së mureve midis shteteve dhe besimi i lëkundshëm në rendin shumëpalësh tregon që pandemia, në vend që të jetë një krizë globale, do të vazhdojë të zgjidhet si një krizë kombëtare në çdo vend të botës. Duke marrë parasysh të gjithë këtë, KOVID-19 është testi më i madh se sa dhe si Maqedonia mund të veprojë me sukses si një shtet i pavarur në një botë që po ndryshon kaq shpejt.

Edhe pse në shumë  raporte të rrezikut global, sëmundjet infektive janë shfaqur si një nga kërcënimet më të mëdha për politikën dhe ekonominë botërore, në fillim të vitit 2020 vetëm disa vende në botë ishin përgatitur për një pandemi globale të një patogjeni të ri të rrugëve të frymëmarrjes, deri më tani të panjohur, siç është koronavirusi i ri. Madje edhe reagimet fillestare ndaj KOVID-19 në shumë pjesë të botës ishin nënçmuese.

Maqedonia në kohë pandemie

Kur u shfaq vatra e parë e madhe në Vuhan, Maqedonia nuk ndërmori masa parandaluese të rëndësishme kundër rrezikut që po vinte. Italia ishtë më afër vendit tonë; të kthyerit e parë nga vendet e huaja pozitivë me KOVID-19 ndezën alarmin. Kur u konfirmuan rastet e transmetimeve lokale, filluan testimin më të gjerë dhe prezantimin e masave mbrojtëse më rigoroze në të gjithë vendin, zbatimi dhe respektimi i të cilave ndryshonte nëpër vende të ndryshme dhe grupe të ndryshme shoqërore.

Pasi përhapja e infeksionit u vu nën kontroll në fillim të majit, numri i rasteve filloi të rritet përsëri në qershor. Në kohën e shkrimit, sipas Worldometers Maqedonia renditet në vendin e 53-të në botë për sa i përket numrit të rasteve për 1 milion banorë dhe e 34-ta në botë për nga numri i vdekjeve për 1 milionë banorë.

Kurba e rasteve të reja brenda ditës në vend nuk është rrafshuar, por ka filluar të bjerë – duket si “Përbindëshi Lok Nes” – ajo ka një gungë të madhe që bie poshtë dhe një qafë të madhe që ngrihet në qiell. Dallimi është se përbindëshi Lok Nes është një krijesë mitologjike, e krijuar përmes përrallave popullore në viset malore skoceze. Përbindëshi ynë nga grafikët është i vërtetë, agresiv dhe vdekjeprurës.

Makedonija i KOVID 19 Cudovisteto so dolg vrat 1Kurba e rasteve të reja sipas  mesatares në javë – burimi: https://www.endcoronavirus.org/countriesNgjyra e kuqe tregon se Maqedonia është një nga vendet që “duhet të punojë më shumë”. Dy kategoritë e tjera janë “vendet të cilët kanë dalë fitimtarë nga KOVID-19” (për shembull, Zelanda e Re) dhe “vendet që pothuajse e kanë fituar betejën” (Italia).

Megjithatë, për momentin nuk është e qartë nëse kemi kapacitet për trajtim të fortë dhe pa kompromis të infeksionit në Maqedoni. Në Maqedoni, maksima e epidemiologut kryesor amerikan Dr. Fauçi tha se „virusi e përcakton kornizën kohore “  (dhe jo institucionet) nuk zbatohet. Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme përkoi me përshkallëzimin e një numri të rasteve të reja. Shtabi i Krizave dhe Komisioni për Sëmundje Infektive kanë filluar të përçahen . Pas tre muajsh në të cekët, në muajin e katërt sistemi është zhytur me kokë në cunamin që po vjen.Megjithatë, shteti dhe (jo)gatishmëria e saj  janë vetëm një pjesë e historisë së trajtimit të pandemisë.

Pjesa tjetër është reagimi i shoqërisë – sjellja e qytetarëve në të gjitha nivelet – kryesisht, vetëdija e tyre personale dhe masat e vetë-mbrojtjes, sjellja në familje, në bashkëveprimet e përditshme socio-ekonomike dhe në vendin e punës. Maqedonia nuk ishte përjashtim në këtë fushë. Me përjashtim të Azisë Lindore dhe Juglindore, ku përvojat e fundit të sëmundjes infektive kanë lënë gjurmë në vetëdijen dhe sjelljen kolektive dhe individuale, në të gjithë botën, duke mbajtur maska, duke mbajtur distancën fizike, vetë-izolimin në simptomat më të vogla dhe duke ulur ose ndaluar prodhimin ose aktivitetet e tjera ekonomike, madje edhe pas disa muajve të një pandemie globale, nuk janë një praktikë e pranuar përgjithësisht. Sigurisht, ky nuk është rast vetëm në Maqedoni – por fakti që probleme të tilla ekzistojnë edhe në vende të tjera nuk mund të jetë një ngushëllim për askënd.

Arsyet për adaptimin e ngadalshëm janë të ndryshme dhe ndryshojnë nëpër shtresa dhe grupe të ndryshme: diku ekziston një problem i arsimimit, diku ka një problem të vullnetit dhe bindjes (shumë nga bashkëqytetarët tanë nuk besojnë se ekziston KOVID-19), diku është përllogaritur rreziku, dhe në disa raste bëhet fjalë për mungesë të kushteve dhe  mundësisë së përzgjedhjes (për shembull, punëtorët që detyrohen të shkojnë në punë pavarësisht rreziqeve të dukshme, në mënyrë që të mos humbasin punën e tyre). Mënyra e përhapjes së infeksionit, nënkupton se ata që nuk kujdesen – si në nivelin elitar, ashtu edhe në nivelin e qytetarëve të thjeshtë, edhe nëse janë të paktë (dhe jo të gjithë), kanë një efekt të fortë në mënyrë disproporcionale në përhapjen e infeksionit.

Probleme strukturore

Ndërkohë, bota vazhdon të notojë në një drejtim të panjohur, që nga ana tjetër është burim i një lloji të ri të pasigurisë dhe frikës edhe në një shoqëri si Maqedonia, ku janë mësuar të jetojnë me pasiguri dhe të gjitha llojet e tronditjeve.

Nga një këndvështrim idealist, armiqtë që kërcënojnë tërë njerëzimin duhet të çojnë në ndjeshmëri më të madhe, solidaritet dhe bashkëpunim më të madh midis njerëzve, kombeve dhe shteteve. Por realiteti është ndryshe. KOVID-19 deri më tani ka dëshmuar të jetë jo vetëm një bashkues, por një katalizator për antagonizmat ekzistues politikë dhe ekonomikë në të gjitha nivelet – nga rritja e tensioneve midis superfuqive botërore deri te mosbesimi midis të afërmve dhe fqinjëve.

Virusi na ka treguar se njohja dhe imagjinata jonë e kufizuar nuk na lejojnë më të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në një afat të shkurtër ose mesatar. Por nga ana tjetër, ai na dha kohë për të menduar. Më shumë se njëqind ditë të jetuarit nën një pandemi janë të mjaftueshme për të rishikuar dinamikën dhe efektet e Kovid -19 dhe ato që kemi mësuar për veten tonë.

Ballafaqimi me krizën me shumë shtresa të shkaktuara nga virusi gjithashtu zbulon dobësitë e shoqërive dhe institucioneve – përfshirë kundërshtimin midis dëshirës për siguri dhe dëshirës për liri njerëzore në të gjithë botën; midis shenjtërisë së jetës njerëzore dhe paprekshmërisë së veprimtarisë socio-ekonomike; dhe midis përparimeve të jashtëzakonshme shkencore dhe teknologjike nga njëra anë dhe pozicioneve antishkencore të njerëzve dhe elitës dhe masave në të gjithë botën nga ana tjetër.

Në Maqedoni, virusi ka bërë veçanërisht të dukshëm kundërshtimin midis nevojës për një pamje holistike të gjërave dhe realitetit të copëzimit të sistemit; kundërshtimi i sistemit i bazuar në marrëdhëniet me publikun përkundrejt parimit të pazhvilluar të marrëdhënieve njerëzore, kundërshtimi i sistemit bazuar në “kënaqësinë” e grupeve të ndryshme shoqërore dhe nevojën për t’u kujdesur për shoqërinë në tërësi, dhe kundërshtimin midis shpresës se ndihma mund të vijë nga jashtë dhe tendencave izoluese që i prodhon pandemia.

Së pari, ballafaqimi me KOVID-19 është një sfidë e madhe, që kërkon përparësi të plotë, pikëpamje holistike të gjërave, komunikim dhe koordinim efektiv ndër-sektorial dhe mobilizim të të gjitha burimeve të mundshme për të luftuar infeksionin. Fatkeqësisht, ende nuk ka një model në botë që mund ta përmbushë plotësisht këtë sfidë, megjithëse disa vende kanë provuar të jenë më të mira se të tjerët. Sidoqoftë, të gjitha administratat publike në botë vuajnë nga problemi i copëzimit dhe irracionalitetit të burokracisë.

Por ajo që është shumë specifike në lidhje me Maqedoninë është shpërndarja e pozicioneve menaxheriale me çelës jo meritor, por partiak dhe etnik, i cili nga ana tjetër kontribuon në realitetin në të cilin institucione ose zyrtarë të ndryshëm tërhiqen në anët e ndryshme, dhe janë inkorporuar  dhe instrumentalizuar  në realizimin e interesave të  veçanta, madje edhe në koh krize.

Makedonija i KOVID 19 Cudovisteto so dolg vratBurimi: rs.n1info.com

Konteksti maqedonas në të cilin po zhvillohet KOVID-19 është një tokë veçanërisht pjellore për të përshkallëzuar të gjitha këto probleme kronike. KOVID-19 e gjeti Maqedoninë me një qeveri teknike, me një mandat të kufizuar, ku armiqtë politikë ulen së bashku për të organizuar zgjedhjet e pesta radhazi parlamentare në 14 vitet e fundit. Ndërsa koha vazhdon dhe data e zgjedhjeve po afrohet, tensionet e brendshme në sistem pritet të intensifikohen – jo vetëm përgjatë vijave të njërës parti kundër tjetrës, por edhe të një komisioni kundër komisionit tjetër, drejtuesve kundrejt personave në terren dhe institucioneve kundrejt punonjësve të tyre.

Së dyti, politika e epokës digjitale bazohet në një betejë të opinionit publik 24/7, në çdo cep të jetës sonë. Hapësira mediatike (si media tradicionale, ashtu edhe ajo sociale), e cila është gjithnjë e më shumë e kontaminuar me sensacionalizëm, kontribuon më tej në intensifikimin e kësaj beteje. Por, duke lënë pas dëmtimin kolateral, që lind në fushën e ligjërimit publik, si rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj plejade politiko-mediatike në kohën e KOVID-19 (dezinformata, lajme të rreme ose propagandë), problemi themelor që përballet sistemi është disproporcionalisht i madh, një pjesë e legjitimitetit të institucioneve bazohet në rezultatin e këtyre betejave në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe aq më pak në marrëdhnien  materiale, të përditshme (të institucioneve) ndaj njeriut.

Кjo konkretisht nënkupton që edhe në një kohë të pandemisë fusha e luftës për opinionin publik merr në dimension disproporcional shumë më tepër vëmendje, burime dhe energji se sa meriton, në kurriz të frontit në laboratore dhe spitale, ose frontit në ekonomi. Për ata që marrin vendime  mendimi publik është prioritet. Interpretimet dhe besimet subjektive janë kriteret me të cilat vlerësohet (jo) suksesi i të gjitha sferave të tjera. Me fjalë të tjera, ndërsa debati shumë i madh rreth KOVID-19 sillet rreth numrit të pacientëve të trajtuar, të infektuar, të shëruar dhe të vdekur, ato numra vetëm pjesërisht (do të) ndikojnë në formimin e politikave; numrat që në thelb formojnë politikën dhe pozicionet politike janë klikimet, pëlqimet dhe përqindja e sondazheve.

Së treti, problemi i përmasave të KOVID-19 kërkon manovrim të shpejtë dhe marrjen e vendimeve pa kompromis, shpeshherë jopopullore, veçanërisht në rregullimin e disa prej të drejtave themelore të njeriut (e drejta për lëvizje të lirë). Në fakt, në shumë pjesë të botës janë iskenuar  protesta kundër masave për të kufizuar lëvizjen. Në Maqedoni, fillimisht, rregullimi relativisht i hershëm dhe vendimtar i lëvizjes ishte një faktor që kontribuoi në suksesin fillestar në luftën kundër KOVID-19.

Por duket se pesha e kundërvënies ishte shumë e fortë për të ruajtur ato lloj masash rigoroze, pak dhe arbitrare, por (nga këndvështrimi i sotëm) masa efektive. Orët e gjata dhe gjithëpërfshirëse të policisë prodhuan pakënaqësi midis disa personave me pikëpamje liberale, karaktere të hazardit ose thjesht njerëz që nuk donin të qëndronin në shtëpi; mbyllja e hotelierisë dhe bizneseve të tjera ishte një goditje e madhe për klasën e sipërmarrjes, por edhe për punonjësit e tyre; ndërsa në një nga shoqëritë më fetare në botë, ishte e pamundur që të frenosh bashkësitë fetare dhe besimtarët nga përfshirja në sjellje të rrezikshme gjatë festave.

Pikërisht në këto pjesë të popullatës – dhe veçanërisht midis besimtarëve – ka filluar një valë e re, më e madhe e infeksionit. Por përveç asaj që sjellja e rrezikshme ka sjellë atë që kurba të marrë formën e një  përbindëshi me qafë të gjatë, lindi edhe një atmosferë e re përçarje, akuza të ndërsjellë dhe spirale të urrejtjes kanë lindur në baza të ndryshme (përfshirë identifikimin etno-fetar). E gjithë kjo shton një shtresë tjetër të rreziqeve që lidhen me KOVID-19, të cilat në një afat të shkurtër e bëjnë të vështirë daljen nga situata e krizës dhe në planin afatmesëm dhe afatgjatë rrezikojnë funksionimin e shoqërisë edhe në periudhën pas pandemisë.

Së katërti, KOVID-19 është paradoksalisht kriza më e madhe globale e kohës sonë dhe është kriza e parë e madhe në të cilën Maqedonia do të duhet të shpëtojë veten e saj, pa pritje shumë të larta nga bashkësia ndërkombëtare. Krizat aktuale në vend janë zgjidhur me një pjesëmarrje të fortë të aktorëve të jashtëm; që u pranua si pjesë e strategjisë së aktorëve kryesorë politikë. Në kontekstin e KOVID-19, aktorë të jashtëm do të jenë të pranishëm, disa prej të cilëve do të ndikojnë në zhvillimin e ngjarjeve në vend në mënyra të ndryshme, por për shkak se ata vetë përballen me sfidat e kapërcimit dhe rikuperimit nga kriza, ata do të kenë një pjesëmarrje shumë të vogël në këto ngjarje krahasuar me përvojat e mëparshme ku roli i tyre ishte vendimtar.

Në përgjithësi, tendenca e ngritjes së mureve midis shteteve dhe besimi i lëkundshëm në rendin multilateral, tregon atë që pandemia, në vend të një krize globale, do të vazhdojë të zgjidhet si një krizë kombëtare në çdo vend të botës. Duke marrë parasysh gjithë këtë, KOVID-19 është testi më i madh lidhur me atë se sa dhe si Maqedonia mund të veprojë me sukses si një shtet i pavarur në një botë që ndryshon kaq shpejt.

Detyra për të parë përpara

Pasqyrimi në rritje i situatës nuk na lejon të dukemi shumë optimistë për atë që do të vijë. Ky tekst, lindja e “përbindëѕhit me qafë të gjatë” që ndoshta do të na ndjekë për të paktën disa muaj më shumë, e lokalizon atë jo vetëm në momente individuale, por edhe në faktorë strukturorë që kryesisht paracaktojnë ato momente, dhe pjesërisht paracaktojnë rezultatin që ne e shohim sot: ndoshta nuk mund të ndodhte ndryshe. Por, ky paracaktim për një rezultat mjaft të pafavorshëm në shkallë shoqërie nuk do të thotë që ne jemi të pafuqishëm në nivelin individual dhe se duhet t’i dorëzohemi situatës – por përkundrazi. Na pret një betejë e gjatë dhe e vështirë në dy fronte.

Së pari, sot mund të jetë edhe më e rëndësishme të përsërisim se duhet të mbijetojmë. Kur “fotografia e madhe” është e frikshme, përgjegjësia individuale është ajo që të gjithë i detyrohen vetes dhe të dashurve të tyre. Por edhe më i rëndësishëm është fronti i dytë – dhe ky është fronti i të menduarit pro-aktiv, veprimit dhe (para)  mobilizimit. Përbindëshi, pa marrë parasysh sa është një burim frike dhe vuajtjeje, është në të njëjtën kohë një pasqyrë e madhe, e cila tregon qartë të gjitha dobësitë dhe të metat e botës që prodhuan këtë krizë dhe që nuk do të mbijetojë. Ndërsa bota e vjetër ngadalë venitet në kujtimet tona, hapet horizonti për të krijuar një botë të re, më të mirë – megjithëse nuk kemi asnjë garanci se çfarë lloj bote të re do të jetojmë në disa muaj ose vite duke filluar që tani. Virusi na ka treguar që njohja dhe imagjinata jonë e kufizuar nuk na lejojnë më të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në një afat të shkurtër ose të mesëm.

Sidoqoftë, ky horizont i së ardhmes, e kombinuar me faktin se mundimi dhe puna tani për secilin nga ne është më e madhe, tregon atë që kriza COVID-19 gjithashtu ka potencial emancipues. Shteti ka për detyrë, paralelisht me luftën kundër virusit, ta njohë dhe përdorë këtë potencial. Konkretisht , të kuptuarit e kompleksitetit që do të ballafaqohemi në vazhdim, duhet të jetë pjesë e punës së shtetit dhe diskursit publik. Përveç Shtabit të Krizave, Maqedonia ka nevojë për një organ të pavarur këshillimor që do të përpiqet të kuptojë të ardhmen e panjohur, dhe i cili do të synojë të vendosë parametrat themelorë konceptualë për mënyrën se si shteti – i rrënuar nga KOVID-19, por edhe nga stresi i amortizuar nga të gjitha krizat e mëparshme, dhe me një strukturë të lëkundur – do të duhet të ndërtohet dhe të përshtatet. Ky organ do të duhet të veprojë madje edhe kundër rrjedhës politike dhe të rivendosë besimin tek njohuria, shkenca dhe paprekshmëria e shpirtit njerëzor. Se sa do të ndikojë puna e këtij organi të politikat, kjo mbetet të shihet. Deri atëherë, të jemi shëndoshë e mirë.

 

Iniciativa Tregime nga rajoni zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit – IKS (Maqedonia), në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri), Analizo.ba (BeH), Рradio KIM (Kosovë), Sbunker (Kosovë) nisma qytetare Ne davimo Beograd“ (Serbi) dhe PCNEN (Mali i Zi).

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.