Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Napoleoni amerikan i katër viteve të ardhshme

Ne, gratë amerikane, themi se Amerika nuk është demokraci. – thërriste Alice Paul dhe aktivistet e tjera për të drejtën e votës për gratë pranë Shtëpisë së Bardhë në vitin 1917. ëE drejta e votës për gratë nga vetë gratë në SHBA u fitua në vitin 1920 me shumë vështirësi, me protesta e greva urie, me burgosje e tortura. Kjo e drejtë u ratifikua përmes Amendamentit të 19-të të Kushtetutës së SHBA-ve. Ngjashëm, shumë të drejta të tjera themelore që sot merren si të mirëqena u fituan nga gratë feministe me shumë mund e këmbëngulje. Por fitorja elektorale e Donald Trump tregon regres në shumë aspekte të demokracisë gjinore dhe të barazisë shoqërore së fituar deri më tani.

Gjatë fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike, të rinjtë dhe të rejat më shumë impresionoheshin nga premtimet e Sanders për barazi shoqërore dhe ndryshime strukturore sesa nga mundësia e zgjedhjes së presidentes së parë në historikun e republikës amerikane. Në vend të dy kandidatëve demokratë, përkrahësit e të cilëve shtyheshin për politikat më të mira, nga të cilat do të përfitonin gratë e klasës punëtore, minoritetet etnike dhe fetare, gjinore dhe seksuale, përkrahja shtetërore doli të jetë për një burrë republikan. Një burrë patronizues e autoritar, një mizongjinist dhe ngacmues seksual, biznesmen me dështime të mëdha në karrierën e tij dhe i papërgjegjshëm në pagimin e taksave, personalitet famëkeq i show bizit, pa përvojë politike por pro politikës shoviniste.

Sundimtari francez Napoleon Bonapartaëpërmes Kodit civil në fillim të shek. XIX, e ripohoi pozitën inferiore të grave, pasivitetin politik dhe varësinë e tyre të plotë nga burrat e familjes, duke i shqelmuar kështu përpjekjet e grave aktive gjatë Revolucionit Francez. Trump ka premtuar për një mision të ngjashëm.

Një nga arritjet më të rëndësishme feministe në rrezik për tëu mposhtur nën mandatin e Trump, është e drejta e grave për abort. Më 1973, Gjykata Supreme mori këtë vendim historik të njohur si Roe kundrejt Wade. Që atëherë e deri më sot, gratë në SHBA ende luftojnë për këtë të drejtë themelore, e drejtë që vazhdimisht kërcënohet nga republikanët. Në debatin e tretë presidencial, Trump ka premtuar se do të caktojë gjyqtarë që përkrahin perspektivën ëpro jetëë duke i vënë kështu politikat riprodhuese në dorë të gjyqtarëve konvencionalë, duke ia reduktuar buxhetin ëPlanifikimit Familjarë, dhe duke u marrë autonominë grave nga vetë trupat e tyre.

Në fillim të fushatës së tij, Trump u deklarua kundër vendimit të Gjykatës Supreme për legalizim të martesës së seksit të njëjtë. Sipas tij, një vendim i tillë do të duhej të jetë ëështje dhe vendim që secili shtet e merr në mënyrë individuale. Po ashtu, nëse zgjidhet president, ai ka pohuar se fuqishëm do ta konsiderojë caktimin e gjyqtarëve për anulim të atij vendimi. Pra e drejta themelore për martesë, e fituar po ashtu me shumë mund nga gra e burra të këtij komuniteti, tanimë si e drejtë themelore e garantuar, do të jetë në pikëpyetje nën mandatin e Trump.

Dëshmitë e publikuara gjatë kësaj fushate zgjedhore treguan sesi Trump i sulmon seksualisht gratë që ai i konsideron atraktive, se mburrej për këtë qasje dhe se kjo i lejohet si burrë i famshëm dhe i pushtetshëm. Përderisa këto dëshmi u kthyen në debat publik duke e shquar një sjellje të tillë si ësulm seksualë dhe si rrjedhojë vepër penale, shumë gra dolën publikisht me tregimet e tyre personale sesi janë sulmuar dhe sulmohen seksualisht në po atë mënyrë me të cilën kandidati për president mburrej dhe tallej. E ishte pikërisht kjo një ndër arsyet pse menjëherë pas fitores së Trump po protestohet vrullshëm nga shumë gra e burra, të cilët po shprehin frikën se me një president të tillë do të ndjehen vazhdimisht të kërcënuar/a.

Edhe pse e drejta e votës për gratë u fitua vështirë dhe ende nuk është festuar njëqindvjetori i një arritjeje të tillë, privilegji racor ende rezonon. Pavarësisht fjalorititëvulgar dhe qasjes poshtëruese për gratë, fitores së Trump del se i kanë kontribuar kryesisht gratë e racës së bardhë. Kjo u shpjegua me faktin se këto gra kanë votuar me po të njëjtin motiv sikurse edhe burrat; privilegji racor dhe etja për ëAmerikë të bardhëë.

Trump that bitchë dhe Bern the Witch, apo me përkthim të përafërt munde kudrënë dhe digjeni shtrigënë, janë dy nga sloganet që dëshmojnë për seksizmin dhe mizongjininë ndaj Hillary Clinton përgjatë gjithë kësaj fushate zgjedhore nga entuziastët republikanë të Trump e po ashtu nga ata demokratë të Bernie. Gjatë fushatës, ajo është kritikuar se bërtet, se nuk buzëqesh mjaftueshëm, që nuk është e afërt, për dallim nga burrat me të cilët ka garuar, tek të cilët të njëjtat tipare janë ëmuar për vendosmëri.

Përveç gabimeve dhe vendimeve të saj profesionale sidomos si Sekretare e Shtetit, fushata e Clinton është dëmtuar dhe besimi qytetar është ndikuar edhe nga gabimet e burrave në jetën e saj personale dhe profesionale. Në njërën anë, sa herë Clinton kritikonte kundërshtarin e saj për mizongjini, ajo i kthehej bumerang me gabimet e bashkëshortit të saj, i cili jo vetëm që njihet për aferën me ish praktikanten e tij gjatë kohës kur ishte president, por përballej edhe me akuzat për ngacmim seksual nga gra të tjera.

Në anën tjetër ishte edhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë, Anthony Weiner, nga kompjuteri i të cilit Wikileaks i ekspozoi email-et e Clintonit që ia dëmtuan dukshëm fushatën. Weiner është ashtu i njohur për skandale seksuale, përfshi me një të mitur që automatikisht e kriminalizon personin e rritur në fjalë. Pra, jo vetëm që asaj iu desht të japë llogari për gabimet e saj profesionale të cilat i ekspozoheshin në secilën mënyrë, por u desht të japë llogari edhe me bëmat e burrave të afërt, të cilët nuk pushuan së ushtruari privilegjin seksual mashkullor.

Trump në anën tjetër, jo vetëm që nuk u përgjigj për ngacmimet dhe sulmet seksuale, të cilat u dëshmuan me video e audioinëizime, ai gëzoi përkrahje të plotë nga shumë bashkëpunëtorë, votuesëdhe nga familjarë të tij. Vajza e tij Ivanka mbronte të atin duke argumentuar rreth numrit të grave që ai ka punësuar në kompanitë e tij, ndërsa bashkëshortja Melania e shquante bashkëshortin e saj për zotëri të vërtetë dhe se mënyra sesi ai i saj i trajton gratë, i reduktoi në ëmuhabete djaloshareë.

Përmes retorikës së bazuar në seksizëm, racizëm, homofobi e ksenofobi, Trump paralajmëroi se do të sundojë dhe nuk do të udhëheqë, që do tëi kontribuojë shtypjes dhe jo lirisë. Për katër vitet e ardhshme, do të ketë një sundimtar, një Napoleon që sheh gratë si sllave, që u rimerr grupeve minoritare të drejtat themelore të fituara me vështirësi, që krijon ndarje fetare dhe kulturore. Por jo vetëm që gratë nuk po ëqëndrojnë në shtëpi për të mbaruar gurabijaë, ato (bashkë me burra) po e zaptojnë hapësirën publike duke protestuar në mbrojtje të sigurisë së tyre, të drejtave themelore qytetare, dhe kundër urrejtjes së predikuar nga Trump.

 

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.