Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Një mollë e ndarë përgjysmë

Fragment nga filmi “Outbreak”, Wolfgang Petersen, USA 2005.

Diku nga fundi i viteve ’90, në një nga televizionet italiane mbaj mend të kem parë të dubluar në gjuhën pritëse filmin amerikan ‘Outbreak’ me regji të Wolfgang Petersen-it. Filmi pasqyronte mjekët e ushtrisë amerikane që përpiqen të gjejnë një kurë për një virus vdekjeprurës që përhapet në një qytet të Kalifornisë dhe që u “importua” nga një majmun afrikan nëpërmjet një anijeje mallrash. E thënë ndryshe, majmuni afrikan transportoi një “kontaminim organik” që kishte fuqinë të infektonte të gjitha llojet e formave të jetës. Padyshim që skenari i filmit nuk mund të depërtonte mentalitetin kolektiv të atyre viteve dhe të dilte nga kornizat e fiksionit kinematografik në një periudhë ku njerëzimi po mbështeste gjithë kapitalin e vet në zhvillimin e teknologjisë dhe industria po prodhonte pafund materiale joorganike.

Brishtësia e marrëdhënieve organike po precipitohej, duke nxjerrë në sipërfaqe veprimtari tjetërsuese (Marx’s Theory of Alienation, 1970) brenda vullnetit të prodhimit kapitalist, ku në fund të një “një pune të bërë mirë” njeriu merr pak kënaqësi psikologjike për shkak të epërsisë së makinerive dhe funksioneve digjitale. Tjetërsimi (Alienation) ka fuqizuar mentalitetin që ne nuk duhet të respektojmë natyrën dhe për më tepër që ne nuk jemi pjesë e saj, duke harruar se sa mikroorganizma ka dheu i përdorur për strukturimin e një tulle të vetme për të strehuar civilizimet tona.

Ekosistemi me gjithë komplesitetin e vet nuk mund të marrë devijime apo forma tjetërsuese nga inovacioni dhe shkenca. Këtë e dëshmoj fare mirë COVID-19, të cilin, edhe pse në moshën e bioteknologjisë, po e konsiderojmë si një trup qiellor që papritur ka goditur planetin tonë. Pushtetet politike po e emërojnë si armik i njerëzimit, i cili i ka hapur luftë këtij të fundit. Kam përshtypjen që ne gabojmë, nëse aktivizojmë fjalor me terma gjykues kundër viruseve, tërmeteve apo përmbytjeve si organizma të gjalla. Shpresoj që kjo periudhë izolimi dhe reflektimi të përthithë poteciale domethënëse në psikozën tonë dhe të fillojmë procesimin e mendimeve ekologjike në aspektin psikologjik dhe politik. Atë çfarë ne mund të gjykojmë me zë të lartë janë sistemet e krijuara po nga ne.

Disa burime informacioni dëshmojnë se COVID-19 fillimisht është transmetuar nga një pangolin te një komunitet margjinal në Kinë. Ajo qe më shtyn më shumë të reflektoj është brishtësia e marrëdhënieve njerëzore në raport me strukturat hierarkike sociale. Pak javë më vonë, COVID-19 prek familjen mbretërore të Britanisë së Madhe. Ky fenomen më shumë se “lufta” me virusin duhet të na orientojë drejt luftës me pabarazinë ekonomike dhe kërcënimin e pafiltruar që vjen prej saj.

Të përdorim këtë periudhë izolimi për të reflektuar mbi atë që çfarë ndodhi me botën tonë pas Revolucionit Industrial, aty ku shpërthyen diferencat, aty ku disa vende patën epërsi të menjëhershme në raport me pasurinë globale, ndërsa të tjerat qëndruan po aty ku kanë qenë për mijëvjeçarë.

Nëse i hedhim një sy statistikave të pasurisë globale sot, e cila është vlerësuar me 260 trilionë dollarë, pa shumë vështirësi do të kuptojmë që kjo shumë nuk është shpërndarë në mënyrë te barabartë. Amerika Veriore dhe Europa që përbejnë 20% të popullsisë zotërojnë 67% të pasurisë; Kina që përbën 20% të popullsisë zotëron vetëm 6% apo India dhe Afrika së bashku që përbejnë 30% të popullsisë zotërojnë 2% të pasurisë. Këto statistika akumulojnë shumëllojshmëri pabarazish, si ajo gjinore, aksesi në sistemin e edukimit dhe, çfarë është më e rëndësishme, pamundësi aksesi në sistemin shëndetësor. COVID-19 vitalizoi në ndërgjegjen tonë ndjenjën e shqetësimit për një të pastrehë që ndodhet diku larg, mbase në një kontinent tjetër. Edhe pse nëpërmjet interesit personal, duke imunizuar apo mbrojtur veten pikësëpari, mbase kjo është e vetmja mënyrë për krijimin e një kulture të re solidariteti.

Edhe pse me doza të larta skepticizmi, dua vërtetë t’i besoj euforisë aktuale që pas kësaj ngjarjeje planeti ynë do të hyjë në një periudhë të re, postkapitaliste. Kapitalizmi është akoma “djalë i ri” me kapacitete zhvillimore, ka pak a shumë moshën time, por duhet thënë se falë COVID-19, mbase për herë të parë në jetë pata mundësinë të vrojtoj nga dritarja për më shumë së një javë rresht ciklin e rrotullimit të Tokës rreth Diellit  duke e konsideruar këtë mundësi, fat.

Në nivel psikologjik është e pamundur të mos konsiderosh intensitetin e monumenteve heroike të rrënjëzuara nëpër qytete apo fshatra në mendësinë e gjeneratës të sipërmarrësve gjatë periudhës kapitaliste (globalizimi dhe tregtia ndërkombëtare). Ekonomia kthehet në mjet efektiv për të pasur nën zotërim një ushtri skllevërish apo për të përvetësuar territore të largëta. Thënë kjo nga një djalë që ka kaluar fëmijërinë duke luajtur nën hijen e monumentit të Isa Boletinit në qytetin e Shkodrës.

Paradoklsale më duket fraza që shoqëron biografine e një nga ikonave të sistemit kapitalist, Bill Gates:

Po, disa nivele të pabarazisë ekonomike u ndërtuan në kapitalizëm. Është e natyrshme për këtë lloj sistemi. Shtrohet pyetja, cili nivel i pabarazisë ekonomike është i pranueshëm?

Jam i bindur që, sapo të dalim nga shtëpitë tona pas gjithë kësaj historie, të gjitha sistemet do të jenë aty, duke na pritur…
Shoqëritë perëndimore do të nxitojnë përsëri drejt metrosë së lagjes dhe në makineri teknologjike do të blejnë biletën për kalimin e traut. Të rinjtë do të vazhdojnë të shesin gjenetikën e tyre si imazhe publicitare për të përballuar studimet. Qielli do të mbushet me vija të bardha, sepse aeroportet kanë filluar të funksionojnë. Te miturit në Indi do të dalin natën për hënë për të mbushur anijet e mallrave të ankoruara në porte me banane, ananas apo mango, sepse bashkëmoshatarët e tyre në perëndim i duan ato të freskëta në shportën e frutave. Gjatë kësaj periudhe izolimi pamë personalitete të politikës apo “yje” të muzikës ndërkombëtare duke komunikuar me ne nëpërmjet teknologjisë me një estetikë ‘domestike’, si për ti dhënë një ri-vlerësim filozofisë moderniste nëpërmejt shprehjes ‘Less is more’ të arkitektit Ludwig Mies Van Der Rohe (1886-1969), por kam pershtypjen se të gjithë ato personazhe mezi presin të ngjiten në skena në nivele deri sensoriale fuksionimi apo të flasin nga tribunat e tempujve të politikës me fasada të ornamentalizuara.

Por të paktën, ajo që në ndërgjegjen kolektive do të mbetet nga kjo histori është priorizimi i diskursit mbi kompleksitetin e ekosistemit dhe brishtësia e botës natyrale, ku çdo element i saj ka potenciale fertilteti dhe propabilitetesh. Thënë ndryshe, shpluhërosje e koncepteve esenciale te jetës.

Do ta mbyll këtë shkrim me një varg te këngës “Fragile” nga Sting, si një nga tekstet me brishtësi të theksuar.

Patjetër që nuk marr guximin për ta përkthyer në shqip!

 Perhaps this final act was meant
To clinch a lifetime’s argument
That nothing comes from violence and nothing ever could
For all those born beneath an angry star
Lest we forget how fragile we are

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.