Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Rëndësia e zbehur e Ballkanit Perëndimor në çështjet e jashtme të BE-së dhe anasjelltas

Ndërsa Bashkimi Evropian do të mbesë partneri kryesor për rajonin tonë, kriza ekonomike e viteve të fundit, ndikimi i shtuar i politikave populiste të së djathtës ekstreme në politikën ballore, trazimi i kohezionit politik dhe shoqëror, dhe plasaritjet në marrëdhëniet euro-atlantike, po e shohim një BE që gjithmonë e më shumë kthen sytë nga brenda, meqë publiku i tyre kërkon përqendrim për zgjidhjen e problemeve të brendshme. Ngjashëm me këtë, pesha e BE-së në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet, edhe pse është donatorja dhe partnerja më e madhe e rajonit – ja një shembull.

Të thuash se rëndësia e Ballkanit Perëndimor në çështjet e jashtme të BE-së po zbehet, pas vendimeve të marra këtë vit për t’i çelur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – gjë që ishte shumë pozitive – dhe Samitin e Zagrebit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor këtë vit, mund të duket e kundërlogjikshme, por të dyja rastet po ashtu treguan që shtetet anëtare dhe shtetet e rajonit po bëhen më të padurueshme ndaj njëri-tjetrit. Në njërën anë, ka një mungesë të reformave konktrete dhe të kënaqshme të sundimit të ligjit anekënd rajonit, gjë që ka bërë – me të drejtë – që disa shtete anëtare sikur Franca ta shprehin protestën ndaj asaj që e kanë parë si premtime boshe prej qeverive të rajonit tonë për Komisionin Evropian, dhe kanë kërkuar ndryshime në metodologjinë për ta siguruar një proces meritor të anëtarësimit. Në anën tjetër, shtetet e rajonit po ashtu u frustruan me të drejtë nga mesazhet e paqarta BE-së, nga perspektiva e tyre, nga politizimi i procesit të anëtarësimit nga shtetet anëtare, të cilat e kontradiktonin pozitën dhe  vlerësimet e Komisionit të tyre, përfshirë edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Dhe, qysh para pandemisë së Covid-19, axhenda për Samitin e Zagrebit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor kishte mungesë të ambicieve, pavarësisht nga pritshmëritë e mëdha të rajonit.

Me fjalë të tjera, siç ka thënë edhe Bob Dilan, duket se “Kohët po ndryshojnë” në të anët e marrëdhënieve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Pesha e Ballkanit Perëndimor në BE duket se po zvogëlohet, dhe e njëjta vlen anasjelltas, BE-ja po shihet me skepticizëm të shtuar çdo ditë e më shumë në rajonin tonë për shkak të besueshmërisë së dëmtuar nga dështimet për ta mishëruar përkushtimin në sytë e qytetarëve të rajonit. Kjo rëndësi e zbehur nuk ka të bëjë me praninë apo mospraninë e rajonit në axhendë, por më shumë me fuqinë e paramenduar transformative të marrëdhënieve mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Duket se Brukseli, kryeqytetet e BE-së dhe rajoni ynë po e çajnë kokën çdo ditë e më pak për vendosjen e ndryshimeve domethënëse strukturore përmes procesit të anëtarësimit. Një pjesë e këtij problemi është ajo që mund të quhet si aspekti i pashëndetshëm i kësaj marrëdhënieje. Rajoni shpeshherë pret, po edhe kërkon, që BE-ja t’ia zgjidh problemet.

Kur miqtë euro-atlantikë të rajonit i vizitojnë këto shtete dhe takohen me përfaqësuesit e qeverisë dhe të shoqërisë civile, ata shpesh mbesin të habitur nga shkalla e eksternalizimit të problemeve të brendshme dhe të zgjidhjeve të tyre. Siç e shpjegonte një koleg i imi, para ca kohësh një delegacion kishte marrë përshtupjen se çfarë në të vërtetë po kërkohej prej tyre është që shteti të qeveriset prej një shteti anëtar të BE-së. Në anën tjetër, BE-ja ka tendencë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për ta ushqyer këtë modus operandi. Përpjekjete BE-së për ta zgjidhur këtë përmes ndryshimeve të vetëpromovuara në strategji dhe metodologji kanë shmangur vëmendjen nga çështjet e tjera problematike, të cilat përfshijnë mungesën e baraspeshës sa i përket shkallës së llogaridhënies së praktikuar në rajon ndaj audiencës lokale në Brusel, në të mirën e kësaj të fundës. Kjo e ka bërë rajonin tonë të paaftë për vetiniciativa, qoftë për t’iu kundërvënë sfidave vendore, ose për ta promovuar bashkepunimin rajonal. Kjo tash po paraqitet përmes lënieve të fajit, të cilat e ushqejnë imazhin e ‘Perëndimit të Egër’ për rajonin tonë në hapësirën e kryeqyteteve të shteteve anëtare të BE-së.

Nuk është e qartë se a është i gatshëm Ballkani Perëndimor apo se a e kupton që pesha e vet në BE po ndryshon. Njëra nga viktimat e para të kësaj rëndësie të zbehur të Ballkanit Perëndimor në BE është dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Koha që u desh BE-së për ta emëruar një përfaqësues të posaçëm për dialogun dhe fakti që edhe zotëri Miroslav Lajçak, edhe zotëri Josep Borrell (HR/VP) vijnë prej shteteve që nuk e njohin Kosovën është parë si ofensivë ndaj vendit dhe e dëmtoi më tej besueshëmrinë e BE-së. Duke pasur parasysh këtë, vendimi i fundit i Spanjës për ta hequr veton ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në takimet ndërkombëtare është shumë premtues për potencialin që emëri i zotërisë Borrell mund ta ketë për përfshirjen e pesë shteteve mosnjohëse rreth statusit të Kosovës. Sidoqoftë, në mënyrë që BE-ja ta ketë një rol domethënës dhe ta mbush hendekun që ka gërmuar, qasja e dykuptimësisë konstruktive nuk është përgjigja e duhur. BE-ja gjithashtu duhet ta adresojë çështjen e besueshmërisë. Siç ka thënë një mik i imi, përmbushja e liberalizimit të vizave gjatë kohës së zotërisë Lajçak do të ishte hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Por prapë mbetet pikëpyetja e peshës së Ballkanit Perëndimor në BE tash për tash dhe sa e çajnë kokën shtetet anëtare për të ecur përpara në këtë drejtim.

Një gjë është e qartë: problemet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të zgjidhen përmes konfrontimeve me BE-në, dhe gjithashtu shtetet anëtare të Bashkimit do të ishte mirë të mos e lejojnë Komisionin të mbetet vëzhguese e thjeshtë e zhvillimeve në rajonin tonë. Ndryshimet në rajonin tonë do ta ndikojnë BE-në, dhe rrjdhdhimisht është e nevojshme të ketë veprime më të shpejta dhe ambicioze, si dhe një qasje të përbashkët ndaj Ballkanit Perëndimor, pikërisht siç është e nevojshme për rajonin ta kuptojë sa më shpejt se nuk janë në qendrën e vëmendjes dhe pesha e tyre po ndryshon.

—-

Në muajt në vijim, bashkëpunimi në mes të platformave online Remarker dhe Sbunker do të sjellë një seri analizash që kanë për qëllim nxitjen e debatit të hapur e kritik mbi situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pas qëndrimeve të fundit nga Franca, një ndër shtetet anëtare me më së shumti ndikim në BE, rajoni po përballet me një ndër sfidat më të vështira të tri dekadave të fundit, prej kur shtetet e Ballkanit Perëndimor filluan rrugën e tyre të vështirë, fillimisht duke kaluar nëpër konflikte dhe pastaj në procesin e demokratizimit dhe integrimit evropian.

Qëllimi i Remarker dhe Sbunker është të krijojë njohje më të mirë të çështjeve aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe rritjen e vetëdijes mbi proceset e integrimit evropian, atë të demokratizimit dhe sundimit të ligjit, si kushtet kryesore për arritjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në rajon. 

—–

Shkrimin në gjuhën serbe mund ta gjeni këtu, ndërsa në gjuhën angleze këtu.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.