Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Virusi nuk ikën, vaksinat “do të arrijnë këto ditë”

Ne duhet të ishim vaksinuar në janar, pastaj në shkurt, më në fund në mars. Sipas premtimeve të fundit të qeverisë, vaksinimi i popullatës së përgjithshme do të fillojë në muajin prill. Ende nuk dihet kur saktësisht do të dorëzohen vaksinat e premtuara në Maqedoni, kurse imunizimi masiv nuk ka filluar për shkak të sasive të kufizuara të vaksinave që kanë mbërritur kohët e fundit. Vaksinimi i punonjësve shëndetësorë të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër Kovid-19 ka filluar, si rezultat i dërgesës së 8.000 vaksinave nga prodhuesi Fajzer (Pfizer), të cilat vendi i mori nga Serbia. Maqedonia gjithashtu pranoi edhe 3.000 vaksinat e para nga prodhuesi “Sputnik V”. Por këto doza janë shumëfish më të ulëta sesa ato të premtuara nga qeveria qysh nga dhjetori i vitit 2020.

Situata nuk është më e mirë as në rajon. Shumica e vendeve po bëjnë përpjekje në lidhje me procesin e imunizimit. Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova janë në të njëjtin pozicion si Maqedonia, duke shpresuar se vaksinimi do të fillojë së shpejti. Fatkeqësisht, këto janë vendet në krye të listës së vendeve në Evropë me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga Kovid-19.

Në “Histori nga rajoni #4” do të adresohen pikërisht sfidat në lidhje me imunizimin masiv me të cilat përballen vendet e Ballkanit. Disa nga vendet e përmendura më sipër, janë në një pozitë të palakmueshme. Nga ana tjetër, situata në Serbi dhe Greqi është pak më e mirë dhe atje vaksinimi tashmë po zhvillohet me intensitet të plotë. Por, edhe ata po përballen me sfidat e tyre në këtë drejtim.

Me tekstin e parë fillojmë të premten (26.03.2021).

Edicioni i katërt i projektit “Histori nga rajoni” zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), në bashkëpunim me partnerët tanë nga Kroacia (Lupiga), Kosova (Sbunker), Serbia (Ne davimo Beograd), Bosnja dhe Hercegovina (analiziraj.ba), Mali i Zi (PCNEN), Bullgaria (Sega.bg) dhe Greqia (Macropolis).

Iniciativën „Histori nga rajoni“ e realizon Instituti për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit „Bashko pikatpolitika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare, zbatuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), me mbështetje të Ambasadës Britanike në Shkup.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.