Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Akuza për presion pas artikullit të publikuar të “Slobodna Bosnës” në RTK

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) më 22 korrik ripublikoi raportin e publikuar fillimisht nga “Slobodna Bosna”, ku pretendohet se “Periskopi” është nën kontrollin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe organizatorit të sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, Milan Radojçiq, kurse për “Nacionalen” kinse ka pranuar transaksion milionësh nga Serbia.

Artikulli i publikuar nga RTK-ja, prej të cilit u distancuan gazetarë e redaktorë të këtij mediumi, pasuar edhe me dorëheqje, ka vazhduar të mbrohet nga drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ndaj të cilit pati ankesa se me forcë e ka detyruar redaktorin përgjegjës që ta publikojë lajmin, i cili pretendon se kinse dy portalet e lartpërmendura në Kosovë kontrollohen dhe financohen nga Serbia.

“Slobodna Bosna” njihet si një platformë e cila shpërndan dezinformata. Për shembull, platforma që merren me verifikimin e fakteve, si “Raskrinkavanje.ba”, e cilësojnë “Slobodna Bosnën” si shpërndarëse të dezinformatave, duke theksuar se rreth 200 artikuj të publikuar nga ajo janë të manipuluar.

Redaktori i edicionit të lajmeve qendrore të RTK-së, Jeton Musliu, përmes një deklarate publike, konfirmoi se linku i lajmit të “Slobodna Bosnës” iu dërgua nga Rilind Gërvalla. Musliu ka theksuar se me gjithë insistimin e tij që ai lajm të mos publikohej, ai është ballafaquar me presion të vazhdueshëm nga Gërvalla. “…Kur them presion, nuk bëhet vetëm me bërtima!”, ka shkruar ai.

Rilind Gërvalla e ka pranuar se ia ka dërguar linkun Musliut, por e ka mohuar presionin e ushtruar ndaj tij.“…Linkun ia kam dhënë, por asnjëherë s’i kam thënë bëje, as s’ka asnjë lloj presioni asnjëherë nga unë. Presioni ndaj redaktorëve është stisje dhe gënjeshtër…”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla, gjithashtu, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka mbrojtur mediumin “Slobodna Bosna”, duke e quajtur medium serioz, gjë që nuk është e vërtetë.

Gjithashtu, Gërvalla ka shtuar se “RTK-ja nuk i ka përmendur mediat me emër; një mënyrë kjo për të mbajtur në konsideratë integritetin e profesionistëve që punojnë në ato media, kundrejt obligimit profesional për të informuar publikun”.

Por, edhe ky konstatim është i pasaktë, pasi në publikimin fillestar të RTK-së janë përmendur edhe emrat e “Periskopit” dhe “Nacionales”. Vetëm pas reagimeve të shumta, artikulli u përditësua duke iu referuar vetëm si portale.

Foto: Versioni fillestar i artikullit në RTK, ku përmenden “Nacionale” dhe “Periskopi”

Pas këtij skandali, redaktori përgjegjës, Jeton Musliu, dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu, dhanë dorëheqje.

Ndërsa, Bordi Mbikëqyrës i transmetuesit publik ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme. Në komunikatë, U.d. drejtoresha ka informuar Bordin se do ta formojë një komision profesional për ta sqaruar situatën në detaje dhe për ta ndriçuar përgjegjësinë editoriale për këtë lëshim. Por, Rilind Gërvalla ende nuk ka marrë përgjegjësi për rastin.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.