Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Deepfake i një bisede të pretenduar mes Hovenier dhe Kurtit

*Përgatiti: Ridona Berisha

Me datë 26 qershor u postua në Twitter një audio-inçizim, përmes të cilit pretendohej se ishte regjistruar një bisedë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Ambasadorit Amerikan Hovenier, në lidhje me arrestimin e serbëve në Kosovë. Lajmi është i rremë, i cili u demantua edhe nga vetë Ambasada Amerikane. Ndërsa në audio-inçizimin e bashkangjitur me fotografinë e Hovenierit dhe Kurtit është e fabrikuar dhe ajo bisedë mes tyre nuk është bërë asnjëherë.

Zëdhënësja e ambasadës, Katherine Judd, ka thënë se biseda e supozuar nuk është zhvilluar dhe nuk pasqyron pikëpamjet e ambasadorit Hovenier e as të qeverisë amerikane.

“I bëjmë thirrje publikut të tregojë kujdes në lidhje me burimet e paverifikuara të informacionit dhe gazetarët të konfirmojnë me burime zyrtare përpara se të publikojnë informacione potencialisht përshkallëzuese, shpifëse ose të rreme”, ka thënë ajo.

Lajmi ishte shpërndarë edhe në disa faqe të tjera në “Facebook” e “Twitter” në gjuhën serbe si: Spektar plusВести, Српско-руско братство – духовно и историјско Форум.

Në krye të artikullit, i cili ka marrë mijëra shikime e shpërndarje shkruan se, në këtë audio-inçizim të shkurtër, mund të dëgjoni një bisedë mes ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier dhe Albin Kurtit, në të cilën ambasadori ankohet se serbëve në veri po u shkelen të drejtat e njeriut.

Ndërsa në audio – inçizim vërehen zërat e manipuluar të ambasadorit Hovenier duke thënë, “ne jemi thellësisht të shqetësuar për situatën aktuale në veri dhe të gjitha arrestimet e pabaza të serbëve. Më duhet t’ju them se kjo duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur”. Ndërsa kryeministrit të Kosovës i janë veshur përgjigje kinse është duke i thënë ambasadorit se, “duhet ta kuptoni se ne do të vazhdojmë t’i arrestojmë serbët në veri të Kosovës dhe se nuk na intereson nëse ata janë fajtorë apo jo”. Tutje Kurti dëgjohej duke thënë se jemi të vendosur t’i japim fund kësaj historie, “sepse për ne është e papranueshme që Veriu i Kosovës të jetë jashtë sistemit juridik të vendit tonë”.

E gjithë përmbajtja e audio-inçizimit është mohuar nga Zyra e Kryeministrit. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se audio shqetësuese “deepfake” po qarkullon aktualisht në kanale dhe media të ndryshme sociale që ka për qëllim mashtrimin e publikut.

Kjo audio manipuluese publikohet në kohën kur situata vazhdon të jetë e tensionuar në veriun e populluar me shumicë serbe që prej 26 majit kur u dërguan në objektet komunale kryetarët shqiptarë, nën asistimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës (PK). Serbët përmes protestave të cilat përshkallëzuan edhe në përplasje me KFOR-in, janë duke kërkuar largimin e kryetarëve nga objektet komunale të cilat deri para zgjedhjeve të 23 prillit menaxhoheshin nga Lista Serbe, si dhe largimin e njësive speciale të PK-së.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.