Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Demantohet pretendimi se pati tentim atentati ndaj Albin Kurtit në Shkup

Author: Sbunker&Metamorfoza

 

Vizita e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup u shoqërua me raportime të pakonfirmuara se ai u kërcënua me jetë, ato u mohuan edhe nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Me 10 shkurt 2024, Radiotelevizioni Publik i Kosovë (RTK), ka publikuar një artikull me titull, “Detaje të planit serb për atentat ndaj Kurtit në Shkup”. Në përmbajtje të këtij artikulli është shkruar se burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, kanë thënë për RTK-në, se, menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar me 9 shkurt 2023.

Foto: RTK

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Mediat në Maqedonin e Veriut kanë raportuar se Kurti do të ishte panelist në një konferencë me temë “Politikat progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve të tjerë ishte edhe lideri i Partisë për liri dhe drejtësi, Dragan Gjilas, për të cilin RTK ka pretenduar se planit terrorist serb, i ka paraprirë një shkrim në mediat serbe, ku akuzohet pikërisht lideri opozitar serb, Dragan Gjilas se do të takohet me Kurtin. Gjatë kësaj mbledhje, Kurti ka deklaruar se ka parë forca të shumta policore në Shkup pas raportimeve se ka pasur një tentim atentati ndaj tij.

Me 10 shkurt 2024, pas homazheve te ish-aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, që vdiqën gjatë protestës së vitit 2007, Kurti ka thënë se, “kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”.

Ky pretendim per tentim atentanti ndaj Kurtit vazhdoj të shpërndahej edhe nga portale të tjera, “BalkanWeb”, “Java News”, “EuroNews”, “Alsat.mk”, “Sot.com”, “Shqiperia.com”, “Liberale.al”, etj. Radiotelevizioni Publik i Kosovë (RTK), pas publikimit të artikullit, ka shkruar se do të provojë të publikoj edhe versionin sa më të plotë të kësaj përpjekje për atentatin e mundshëm ndaj Kryeministrit Kurti, mirëpo nuk kanë ofruar të dhëna të tjera me të cilat mund të mbështesin këtë pretendim.

Në lidhje me këtë pretendim ka reaguar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut duke e quajtur të pavërtetë. “Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, është deklaruar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, zyrtari i ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Toni Angellovski ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë tentativë për atentat ndaj Albin Kurtit në Shkup.

Ndërsa në lidhje me publikimin e kësaj dezinformate nga Radiotelevizioni Publik i Kosovë (RTK) ka reaguar edhe Flutura Kusari përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, duke theksuar se “lajmi nuk e përmbushë asnjë nga elementet bazike të gazetarisë dhe as parimet etike dhe ligjore.” Reagime pati edhe nga partitë opozitare PDK e AAK, të cilët janë shprehur keqardhje nuk janë ndjerë mirë për një lajm të tillë, që brenda disa orëve të demantohet nga një shtet që ishte mikpritës i vizitës së kryeministrit.

Informacionet nga mediat e Kosovës, që informuan pwr një tentativë të supozuar për vrasje, u mbluan gjerwsish në Maqedoninë e Veriut. Mbi 30 media në kwtw shtet raportuan për incidentin, duke përfshirë një deklaratë nga Ministria e Brendshme që sqaronte se nuk kishte tentim atentat.

Megjithatë, disa media në Maqedoninë e Veriut zgjodhën titujt sensacionalë, duke pretenduar se “Serbia po tenton të vrasë kryeministrin e Kosovës”, pa përfshirë mohimin dhe informacionin e saktë të dhënë nga Ministria e Brendshme.

Kryeministri i qeverisë teknike, Talat Xhaferi, ka ndarë komentet e tij për rastin dhe ka diskutuar për diskutimet e tij me institucionet e Kosovës.

”Në instancë të fundit, vlerësimi im është se me atë deklaratë i është bërë dëm më shumë vetë Agjencisë Kosovare të Informacionit, sepse në të ardhmen kush do të angazhohej në shkëmbim të informacionit, nëse ato informacione do të vendosen përmes mediumit të informimit publik, siç ndodhi tash. Metodologjia e komunikimit të atyre institucioneve është e përcaktuar siç duhet me ligje përkatëse dhe ka shkuar përtej asaj që është normale në komunikim dhe në shkëmbim informacioneve”, tha Talat Xhaferi më 14 shkurt 2024.

Lidhur me këtë, partia më e madhe parlamentare opozitare, VMRO-DPMNE, ka kritikuar qeverinë konkretisht LSDM-në se e ka spinuar gjithë situatën me kryeministrin e Kosovës Kurti.

Vizitën e Kurtit e ka komentuar edhe Aleksandar Nikoloski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së në emisionin “Fli nëse mundesh”, në televizionin Alfa.

“Kur ai ishte në Shkup, doli informacioni se kishte një atentat. Është informacion krejtësisht i pasaktë, e ka mohuar MPB-ja. Por është një spin i dakorduar mes LSDM-së dhe qeverisë së Kosovës për të defokusuar nga problemet në Maqedoni dhe për të ngritur rejtingun e qeverisë së Kosovës. E përsëris, ky është një spin i dakorduar, i cili për fat të keq të tyre u ekspozua shpejt”, tha Nikolovski më 13 shkurt 2024.

Kërcënime kanë pasur edhe më herët politikanë të tjerë në Kosovë. Me 23 janar 2023, Policia e Kosovës kishte konfirmuar se cak i një atentati të mundshëm ka qenë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të tjerë të LDK-së, Avduallah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi. Sipas të dhënave kjo kishte filluar nga një grup shqiptarësh të cilët jetojnë jashtë shtetit të Kosovës. Ndërsa teksa kanë qenë duke diskutuar në lidhje me realizimin e disa vrasjeve politike në Kosovë, kanë rënë në përgjimin e policisë gjermane.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.