Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Inspektorati Policor i Kosovës mohon të jetë ushtruar dhunë ndaj dy serbëve në Graçanicë

*Përgatiti: Ridona Berisha

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka hedhur poshtë pretendimet se zyrtarët policor kanë përdorur dhunë brutale ndaj dy të arrestuarve në Graçanicë, në bazë të hetimeve që ka zhvilluar deri më tani.

Më 15 shtator 2023, Policia e Kosovës ka njoftuar se në Graçanicë janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër mes vete: A. M. (24 vjeçar) dhe M. M. (19 vjeçar), nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se i kanë penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare, ku si pasojë dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe nën mbikëqyrjen e njësitit policor kompetent kanë pranuar tretman mjekësor”, shkruan në komunikatën e PK-së.

Procedurat e mëtejme rreth rasti i ka vijuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, sipas së cilës të njëjtit dyshohen për veprat penale: “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Por familjarë të të arrestuarve kanë dhënë version tjetër rreth ndalimit të tyre, deklaratat e të cilëve i kanë transmetuar mediume në gjuhën serbe.

Nëna dy personave të arresuar Andrijana Miciq ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar brutalisht ndaj djemve të saj. “Si mund të ndihet një prind. Ata momentalisht ndodhen në spital, një në Llapllasellë, tjetri në Graçanicë. Djali i vogël është në gjendje të rëndë, ka dhimbje, i është thyer klavikula dhe disa brinjë, ndërsa tjetri ka problem me presionin e lartë dhe ka asmë. Nuk na lejuan në mëngjes të hynim për t’i parë,” ka thënë ajo.

Në lidhje me këtë ngjarje, Sbunker ka kontaktuar edhe institucionet tjera përgjegjëse të cilat merren me hetimin e veprimeve të zyrtarëve policorë, kur ndaj tyre ngrihen pretendime për keqëpërdorim të autoritetit zyrtar. Mbështetur në sqarimet e ofruara, nuk ka pasur përdorim të dhunës ndaj të arrestuarve nga ana e policëve.

Kësisoj, në Inspektoratin Policor të Kosovës kanë thënë se pas pranimit të informacioneve hetuesit e këtij institucioni janë paraqitur në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme fillestare hetimore së bashku me njësitet policore dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit.

“Deri në këtë fazë të hetimeve, në konsultim edhe me prokurorin, bazuar në dëshmitë dhe të dhënat e mbledhura, nuk ka ndonjë dyshim se është kryer ndonjë vepër penale nga zyrtarët policor të përfshirë në këtë ngjarje,” thuhet në përgjigjen me shkrim të IPK-së.

Ky nuk është rasti i parë kur banorët serbë janë ankuar në zyrtarët policorë për maltretim të të arrestuarve, duke i ndërlidhur ato me diskrimin etnik ndaj serbëve\. Po ashtu, edhe incidentet për të cilat organet e hetuesisë nuk kanë dhënë verdiktin final, zyrtarë të qeverisë së Serbisë i kanë interpretuar si persekutim për t’ua vështirësuar jetesën serbëve në Kosovë.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.