Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Konspiracionisti Sllamniku pretendon se i di të gjitha sekretet globale

*Përgatiti: Ridona Berisha

Teoria konspirative e cila qarkullon prej vitit 2022 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pretendimet e së cilës janë hedhur poshtë nga verifikues të fakteve, është rikthyer edhe në mediat kosovare.

Në qershor të vitit 2022 në “TikTok” ishte shpërndarë një video me pretendimin se presidenti Joe Biden ka vdekur para 4 vitesh dhe tani në pushtet është binjaku i tij. Një përdoruese e “TikTokut” e cila pretendon se është mbesa e Bidenit, pati shpërndarë videon satirike duke thënë se – “Presidenti Joe Biden, vdiq katër vjet më parë, familja e tij donte ta ruante pushtetin politik në qeverinë amerikane, dhe kështu ne e zëvendësuam Joe me vëllain e tij binjak, Beau.

Të dhënat mbi presidentin Joe Biden tregojnë se ai jo vetëm që nuk ka një vëlla binjak, mirëpo asnjë nga vëllëzërit e tij nuk është i emërtuar ashtu.

Megjithëse ai ka gjashtë nipër dhe mbesa, asnjëri prej tyre nuk është personi i deklaruar në video. Presidenti Biden është fëmija i parë në familjen e tij, ndërsa ka një motër më të vogël Valeriën dhe dy vëllëzër – James-in and Frank-un. Ndërsa Beau Biden, djali i Presidentit Biden, ka vdekur në vitin 2015.

Video vazhdonte të shpërndahej, këtë herë një tjetër llogari kishte shkruar se – “Naomi Biden? Thotë se Joe Biden vdiq 4 vjet më parë, është zëvendësuar me binjak”. Këto teori konspirative ishin demaskuar nga USAToday.

“Ne e vlerësojmë TË RREMË pretendimin që Naomi Biden tha se gjyshi i saj, Joe Biden, vdiq katër vjet më parë dhe u zëvendësua nga binjaku i tij. Videoja është krijuar si satirë dhe nuk shfaq Naomi Biden”, është vlerësimi i mediumit amerikan.

Pavarësisht së është cilësuar gënjeshtër, e vërtetuar para më shumë se një viti edhe nga verifikuesit e fakteve, mediat kosovare e risollën atë përmes konspiracionistëve vendorë.

Më 1 maj të këtij viti konspiracionisti Arianit Sllamniku në një intervistë 3 minutëshe, deklaroi se “Joe Biden s’është i vërteti, ai ka vdekë qysh moti. Fakti real është edhe deklarata e fundit e mbesës së tij, se Joe Biden ka vdekë moti dhe binjaku i tij është duke e zëvëndësuar veprën edhe aktet e veprimit të tij“. Kjo video është shikuar mbi 60 mijë herë, ka 725 pëlqime, 585 komente dhe është shpërndarë 42 herë. Kjo nuk është hera e parë që i ofrohet hapësirë mediale konspiracionistit Arianit Sllamniku. Ai është konspiracionist i rregullt edhe në emisionin e përjavshëm “Komplot” në RTV Dukagjini. Ndërsa ngjashëm funksionon edhe Top Channel, të cilët një hapësirë të tillë mediale i ofrojnë konspiracionistit Alfred Cako. Mediat e tilla i kanë nxjerrë këto teori nga margjinat duke i ofruar fokus të veçantë, për qëllime të profitit.

Këto pretendime të Sllamnikut janë shpërndarë edhe në mediume tjera dhe rrjete sociale që kanë mijëra pëlqime, me qëllimin që të shkaktohet huti tek opinioni publik.

Teoritë konspirative zakonisht shfaqen lidhur me ngjarje ose situata të caktuara që manipulohen qëllimshëm nga konspiracionistët me synimin që atyre t’u jepet konotacion negativ, duke mos i mbështetur në asnjë argument shkencor ose burim të besueshëm.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.